VIJIM DISKUTIMESH MBI PROJEKT – BASHKËPUNIMIN MIDIS DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË DURRËS DHE QENDRËS SË NDËRMJETËSIMIT DURRËS

Ditën e mërkurë, më datë 11 Nëntor 2020, në mjediset e Qendrës së Ndërmjetësimit në Durrës, u zhvillua takimi i radhës midis CSSP dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës.

Qëllimi i këtij takimi ishte eksplorimi i mundësive të bashkëpunimit të Qendrës së Ndërmjetësimit Durrës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës lidhur me informimin  e bizneseve për shërbimin e ndërmjetësimit dhe përfitimet e tij, si dhe tërheqjen e rasteve të mosmarrëveshjeve tregtare në ndërmjetësim.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rritjes së ndërgjegjësimit tek rrjeti i gjerë i bizneseve për këtë shërbim përmes formave të ndryshme të informimit si rrjetet sociale, fletëpalosjet dhe materialeve të ndryshme informuese. Gjatë këtij takimi, gjithashtu u ra dakort për organizimin në të ardhmen e një seance informuese rreth ndërmjetësimit me pjesëmarrës kryesisht përfaqësues të bizneseve  dhe më gjerë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës u shpreh se, nëse së bashku japim më të mirën jam i bindur që ky projekt do të rezultojë i suksesshëm e bizneset do të mbështeten tek ne gjithnjë e më shumë, si rrjedhojë do të kemi një klimë të mirë të shoqërisë dhe biznesit local – vijoi Z. Isteri.