NJOFTIM

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës shpreh ngushëllime për vdekjen e ish Kryetarit të Dhomës Z. Andrea Xhavara. Komuniteti i biznesit ndjehet sot i tronditur për ikjen e parakohshme të Z. Andrea Xhavara. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është krenare dhe përherë falënderuese për kontributin e Z. Andrea Xhavara, në vite në drejtimin dhe në mbështetje të Dhomës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës çmon tejmase kontributin që Z. Andrea Xhavara, ka dhënë në fuqizimin e biznesit në Shqipëri dhe në zhvillimin ekonomik të vendit në veçanti.

Në këtë moment të vështirë i ndodhemi pranë dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes për këtë humbje të madhe.