Në datën 15 prill nisi punimet Konferenca III Shkencore Ndërkombëtare “Studimet Profesionale dhe Tregu i Punës”, organizuar nga Fakulteti i Studimeve Profesionale (FSP) në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Alban Isteri: Me UAMD-në kemi ngritur Bordin Strategjik Këshillimor për Inovacion dhe Supërmarrje. Lipset të bashkojmë burimet e përbashkëta për t’u angazhuar në zhvillimin lokal e kombëtar, por edhe në projekte ndërkombëtare.
Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 100 kërkues shkencorë dhe ekspertë nga Shqipëria, Rajoni dhe disa vende të Europës.

Dekani, Prof. As. Dr. Osman Metalla: Konferenca pasuron kalendarin tonë të aktiviteteve dhe përbën një tjetër sukses akademik të FSP-së. UAMD është lider në studimet profesionale në vend. Bashkëpunimi ynë me tregun e punës është i shkëlqyer. Ne punojmë vazhdimisht për të ofruar arsimim cilësor për studentët dhe përmirësuar kurrikulat.

#UAMD #ccidr