Më 10/10/2023, në Budva, Mal i Zi, u mbajt mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme me Anëtarët e Forumit AIC, mbledhje në të cilën, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës u përfaqësua nga vetë Kryetari i saj Z. Artan Luku.
Presidenti Joze Tomaš, hapi mbledhjen duke prezantuar, aktivitetet e shumta të kryera gjatë periudhës 2 vjeçare e gjysmë të Presidencës së tij, duke listuar aktivitetet e organizuara në kuadër të projekteve në të cilat Forumi AIC është partner, dhe pjesëmarrjen në takimet me anëtarët e ardhshëm të Forumit: San Marino, Republika Srpska, dhe Maqedonia e Veriut (bashkangjitur lutem gjeni, Prezantimin e plotë).
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME, vendosi riemërimin e organeve të Shoqatës si më poshtë:
Z. Michele De Vita u propozua si Sekretar i Përgjithshëm për mandatin e ardhshëm. Vendimit’i vihet në dispozicion për dijeni, Këshillit të ardhshëm Drejtues.
Takimi i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të Forumit AIC u programua të zhvillohet gjatë Forumit të 9-të EUSAIR që do të organizohet në Shibenik.