Titulli i punës: Ekspert në shkrim projekti në kuadër të Western Balkan Fonds (ERC Grants)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është në kërkim të një eksperti në shkrimin e Projekteve.
Duke qënë se është hapur Thirrja për Propozime për Fuqizimin e Bashkëpunimit Rajonal (ERC Grants) Fondit të Ballkanit Perëndimor, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, IPA – Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit, me një vlerë granti prej 30,000 EUR
Llojet e pranueshme të aktiviteteve për këtë thirrje janë:
• Aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve: mund të përkufizohen si një përpjekje gjithëpërfshirëse e planifikuar për të rritur efektivitetin dhe qëndrueshmërinë duke synuar si përfitues të drejtpërdrejtë OSHC-të.
• Aktivitetet Avokuese: përfshijnë veprime që kontribuojnë në një mjedis më të favorshëm për organizatat duke lobuar dhe avokuar tek vendimmarrësit, komunikimi me median, edukimi i qytetarëve dhe forma të ndryshme të angazhimit qytetar.
• Aktivitetet e Zhvillimit të Qëndrueshëm: mbledhje që synojnë nxitjen e marrëdhënieve profesionale dhe të shkëmbimit të njohurive ndërmjet organizatave duke u mundësuar atyre të shkëmbejnë ide, të zgjerojnë lidhjet dhe të zbulojnë mundësi.
Personat e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 11 Qershor dokumentet e mëposhtme:
- Ofertën
- Curriculum vitae;
- Çdo dokument shoqërues që vërteton kualifikimet dhe eksperiencën në punë.
Ju lutem dokumentacioni të dërgohet me email tek info at ccidr.al