Njoftim për bashkëpunim: Kërkohen prodhues mobilje zyrash

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës po zhvillon një projekt për mobilimin e zyrave dhe kërkon një partner të besueshëm për prodhimin e mobiljeve të personalizuara sipas dizajnit të arkitektit tonë. Ky projekt ka për qëllim krijimin e një ambienti zyre funksional dhe të rehatshëm që rrit produktivitetin dhe mirëqenien e punonjësve. Synimi është të ofrohet një hapësirë që inkurajon bashkëpunimin dhe kreativitetin, duke kombinuar mobilje moderne dhe ergonomike. Stili i preferuar është modern dhe minimalist, me përdorimin e ngjyrave neutrale dhe materialeve cilësore. Mobiljet do të kenë linja të pastra dhe një dizajn elegant, duke reflektuar një atmosferë profesionale dhe të këndshme.

Kriteret e Kërkuara:

  • Eksperiencë në prodhimin e mobiljeve për zyra
  • Kapacitet për të ofruar zgjidhje të personalizuara
  • Cilësi e lartë e materialeve
  • Aftësi për të përmbushur afatet e caktuara
  • Referenca nga projekte të ngjashme
  • Preferohet të jetë anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Ekstrakt regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
  2. Vërtetim për pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.
  3. Preferohet të jetë anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës
  4. Oferta financiare

Nevojat Specifike

Për mobilimin e zyrës, kërkohen llojet e mëposhtme të mobiljeve:

Çdo mobilje duhet të ketë karakteristika ergonomike për të siguruar rehati dhe mbështetje të mirë për punonjësit.

Nëse jeni të interesuar dhe plotësoni këto kritere, ju lutem na dërgoni dokumentacionin e kërkuar në adresën e emailit artan.luku@ccidr.al deri më 31.10.2024

Shpresojmë të gjejmë një partner të shkëlqyer për këtë projekt emocionues!