Njoftim publik

Thirrje për shprehje interesi për përzgjedhjen e bizneseve të interesuara për të marrë pjesë në aktivitetet e projektit HEVON – High Quality EVO Oil Network of Competitive MSMEs in South Adriatic
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, si partnere e projektit HEVON – High Quality EVO Oil Network of Competitive MSMEs in South Adriatic, shpall thirrjen për shprehje interesi për bizneset dhe subjektet shqiptare që operojnë në fushën e prodhimit, transformimit, përdorimit ose promovimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër (EVO) të cilësisë së lartë.


Projekti HEVON synon forcimin e konkurrueshmërisë së mikro, të vogla dhe të mesme bizneseve në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi, përmes veprimtarive praktike, trajnimeve, networking-ut, Living Labs, shkëmbimeve ndërkufitare dhe mjeteve inovative të marketingut. Thirrja u drejtohet bizneseve të sektorit EVO që duan të rrisin kapacitetet e tyre, të zgjerojnë tregjet dhe të bëhen pjesë e një rrjeti ndërkombëtar bashkëpunimi.
Aktivitetet ku bizneset mund të marrin pjesë
Bizneset e përzgjedhura do të kenë mundësinë të marrin pjesë në dy linja kryesore aktivitetesh:

  1. Tutoring dhe mentorim për biznese
    • Konsulencë dhe mbështetje me ekspertë të marketingut dhe ndërkombëtarizimit.
    • Pjesëmarrje në World Café HEVON në Bari (ENOLIEXPO, mars 2026).
    • Pjesëmarrje në takime B2B në Mal të Zi.
  2. Ditë trajnimi me ekspertët HEVON
    • 18 ditë trajnimi falas në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi (online dhe në prani).
    • Trajnime mbi cilësinë EVO, trasabilitetin, teknologjitë 4.0, marketingun, logjistikën dhe financimet.
    Mund të aplikojnë:
    • Biznese të prodhimit të vajit EVO (prodhues me markë të vet).
    • Restorante, bujtina, agroturizëm që përdorin ose promovojnë vajin cilësor.
    • Kooperativa, ferma, struktura turistike rurale.
    • Subjekte që kontribuojnë në promovimin e vajit EVO të cilësisë së lartë.
    Prioritet do t’u jepet atyre që:
    • kanë certifikime cilësie (BIO, DOP, IGP, vlerësime profesionale);
    • kanë përvojë ndërkombëtare;
    • përdorin praktika inovative dhe të qëndrueshme.
    Deklarimi i kritereve të avantazhit nuk është i detyrueshëm, por përbën element preferencial.
    Mënyra e aplikimit
    Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 12 dhjetor 2025, përmes:
    📧 Email:
    info@ccidr.al
    📍 Dorëzim në zyrë:
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës
    Lagjja nr. 11, Rr. “Aleksandër Goga”, Durrës
    Në bashkëlidhje me njoftimin do të gjeni:
    • Formularin e Aplikimit – Aneksi A, që bizneset duhet ta plotësojnë dhe firmosin
    Takimi informues
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës do të organizojë një workshop informues me bizneset e interesuara më 18 dhjetor 2025 në Durrës, ku do të prezantohen mundësitë, përfitimet dhe hapat e mëtejshëm për përfshirje në projekt.
    Për më shumë informacion
    • Projekti HEVON: Interreg IPA South Adriatic
    • Informacione të përgjithshme: https://www.italy-albania-montenegro.eu/home
    • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës: www.ccidr.al
    Bëhu pjesë e rrjetit ndërkufitar HEVON dhe çoje vajin tënd EVO të cilësisë së lartë përtej kufijve!

ne link keni shtojcen ….