Më 1–2 tetor 2026, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvilluan aktivitetet përmbyllëse të projektit ZERO-C, duke bërë bashkë partnerët e projektit dhe aktorë të ndryshëm të përfshirë në këtë bashkëpunim ndërkombëtar.
Gjatë dy ditëve u prezantuan rezultatet dhe arritjet kryesore të projektit, me fokus në dekarbonizimin e sektorit detar, zhvillimin e porteve të qëndrueshme, promovimin e inovacionit, zhvillimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit detar.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, si partnere e projektit ZERO-C, mori pjesë në këto aktivitete, duke mbështetur lidhjen ndërmjet nismave të projektit dhe komunitetit të biznesit, si dhe duke kontribuar në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet arsimit, industrisë dhe aktorëve rajonalë.


Aktivitetet përmbyllëse shërbyen gjithashtu si një platformë për shkëmbimin e përvojave, vlerësimin e rezultateve të arritura dhe diskutimin e mundësive të reja për bashkëpunim në të ardhmen, në funksion të një sektori detar më të gjelbër, inovativ dhe të qëndrueshëm.
Përmes angazhimit në projektin ZERO-C, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës vijon të mbështesë iniciativat që promovojnë tranzicionin e gjelbër, inovacionin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet biznesit, institucioneve arsimore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
