Të ndodhur në një situatë të vështirë për të gjthë, situatë kjo e krijuar nga tërmeti i 26 Nentorit dhe pandemia e Covid-19, e shoh të një rëndësie të madhe një bashkëpunim të tillë i cili do të mund të ndihmojë në ecurinë e jetës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare midis bizneseve. Bizneset do të kenë mundësinë e zgjidhjes së mosmarreveshjeve duke u drejtuar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit pa qenë e nevojshme të drejtohen menjëhere në organet gjyqësore. Ky bashkëpunim duhet të ndihmojë në krijimin e shërbimeve të reja në ndihmë të bizneseve – u shpreh Isteri. Unë jam mëse i bindur se, nëse të gjithë ne do të bëjmë punën tonë, nëse do të kontribuojmë të gjithë së bashku, ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm dhe do të jetë rezistent ndaj kohës – vijoi Isteri