Te enjten me date 26.08.2021 Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Z. Alban Isteri në cilsëinë dhe të Zv. Presidentit të Parë të Forumit Adriatiko-Jonian, mori pjesë në Konferencën e Parë të Përbashkët ndërmjet Forumit të Dhomave të Makro-Rajonit Adriatiko-Jonian dhe Forumin e Biznesit të Danubit, e organizuar nga Dhoma e Ekonomisë e Federatës së Bosnje-Hercegovinës, në Mostar.
Konferenca ndërkombëtare ka veçantinë dhe vlerën e shtuar të organizimit për herë të parë me pjesëmarrjen aktive të dy Forumeve nga dy makro-rajone të njohura evropiane.
Ajo u zhvillua nën titullin “Sfidat shoqërore të makro-rajoneve evropiane” dhe u konceptua dhe u zhvillua përmes katër tryezave të rrumbullakëta duke bashkuar folës dhe ekspertë të shquar nga shtatë vende.
Panelet prezantuan përkatësisht:
Paneli Qendror;
Paneli i Energjisë – Plani i Gjelbër për Ballkanin Perëndimor;
Paneli i Transportit – Lidhshmëria e transportit multi-modal të makro-rajoneve evropiane;
Paneli i Turizmit – Rëndësia e dokumenteve strategjike në turizëm.
Z. Isteri bëri një prezantim të shkurtër në lidhje me situatën e turizmit dhe promovoi Shqipërinë dhe rajonin e Durrësit si destinacion turistike.
Duke paraqitur këto çështje, Kryetari i Odës Ekonomike të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës Marko Šantić theksoj: “Këto janë tri temat kryesore që prekin këto dy rajone, por edhe atë evropiane”.
Në kujtim të përvjetorit të njëzet të rrjetit tonë ndërkombëtar të Forumit AIC, Presidenti Joze Tomaš bëri prezantimin e tij në Panelin Qëndror. Gjatë këtyre viteve të aktivitetit si përfaqësues i tetë vendeve dhe 1,800,000 kompanive të tyre, ai nënvizoi angazhimin tonë për të ndihmuar të gjithë sipërmarrësit në këtë rajon për të përhapur idenë e sipërmarrjes dhe ekonomisë. Në fund, duke folur për epideminë e Coronavirus që po na godet, ai vuri në dukje rëndesin e ksaj konference. Në favor të mbijetesës së bizneseve, temat e trajtuara janë fokusuar në parashikimin dhe parandalimin e sfidave të mundshme që do të pasojnë këto kohë të vështira.