Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës webinar “Menaxhimi i krizës dhe komunikimi i marketingut gjatë Covid-19″

Në 27 Janar 2021 u mbajt  Webinari “Menaxhimi i krizës dhe komunikimi i marketingut gjatë Covid-19 ″, Fokusi në Bosnjë-Hercegovinë dhe Shqipëri, i cili u organizua në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomisë dhe Federatës së Bosnjë-Hercegovinës

Në këtë webinar moren pjese përfaqësues të Universitetit Aleksander Moisiu Durres dhe Tourism Association Durrës.

Kryetari Z.Alban Isteri theksoi rëndësinë se Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë janë një partner i çmuar për biznesin dhe kryejne funksione të rëndësishsme që i bëjnë ato një nga institucionet më të rëndësishme për mbështetjen e zhvillimit të sistemit të ndërmarrjeve private dhe të ekonomisë në territorin e tyre të kompetencës, dhe veçanërisht roli i tyre është shumë i rëndësishëm nè menaxhimin  e kësaj krize të shkaktuar nga Covid-19.

Pandemia e COVID -19 ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës dhe na ka vënë para nje sfide të paparë për të ardhmen.

Ky uebinar është një shans për t’i dhënë të gjithëve një mundësi konkrete për të diskutuar rreth krizës dhe do t’u japë të gjithë të pranishmëve shembuj realë të praktikave më të mira dhe ideve të reja inovative për të fituar këtë betejë.