Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Projektin “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” organizuan një seancë informuese online lidhur me rolin, përfitimet dhe mënyrën e aplikimit të ndërmjetësimit në fushën tregtare si një mjet i rendësishëm dhe efikas i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Më datë 04 shkurt 2021, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Projektin “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” zhvilluan një seancë informuese online lidhur me rolin, përfitimet dhe mënyrën e aplikimit të ndërmjetësimit në fushën tragtare si një mjet i rendësishëm dhe efikas i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Kjo seancë informuese u zhvillua në vijim të themelimit të dy qendrave të ndërmjetësimit në Tiranë dhe Durrës nga Projekti “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri”, i cili zbatohet nga CSSP- Qendra në Berlin për Ndërmjetësim Integrues në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve (DHKN) dhe Fondacionin Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve (FZKPM).

Aktiviteti kishte për qëllim paraqitjen e një përmbledhjeje të kuadrit rregullator për sa i përket sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri, risitë dhe zhvillimet që kanë sjellë ndryshimet ligjore në vend si dhe prezantimi i eksperiencës italiane lidhur me mënyrën se si ndërmjetësimi është i përdorur nga bizneset nëpërmjet rolit të Dhomës së Tregtisë atje.

Pjesëmarrësit në takim shfaqën interes veçanërisht  për ndërmjetësimin në fushën tregtare.