100-vjetori i Dhomës së Tregtisë Durrës/ Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako viziton ekspozitën

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj hapi në galerinë “Nikolet Vasia” një ekspozitë me dokumente autentike të nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, të cilat i përkasin periudhës së krijimit të Odës Tregtare dhe që hedhin dritë mbi historikun e kësaj dhome përgjatë viteve 1921-1945.

Po kështu të ekspozuara ishin edhe foto të rralla që të kthenin pas në kohë duke na treguar Durrësin e viteve 1918-1945.

Ndër shumë qytetarë të Durrësit sot ekspozitën e nderoi me pjesmarrjen e saj dhe “qytetarja e parë e Durrësit” znj. Emiriana Sako Kryetare e Bashkisë Durrës e cila u prit nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Alban Isteri.
Znj. Sako i shprehu z Isteri urimet me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Dhomës dhe shprehu gadishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Durrës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës gjë e cila do të konkretizohet në periudhat në vazhdim.
Z. Isteri i shprehu znj. Sako vullnetin që komuniteti i biznesit së bashku me Bashkinë të intensifikojë veprimtaritë në funksion të bashkëpunimit në interes dypalësh me qëllim zhvillimin e qytetit të Durrësit.