Eventi Kombëtar i Lançimit të Fondit të Sfidës Rajonale të Ballkanit Perëndimor

EVENTI KOMBËTAR I LANÇIMIT TË FONDIT TË SFIDËS RAJONALE TË BALLKANIT PERËNDIMOR (REGIONAL CHALLENGE FUND-RCF) datë 02 mars 2021, ora 10.00-11.15.
Të nderuar miq sipërmarrës dhe ndjekës të Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në eventin më të madh kombëtar të lançimit të Fondit të Sfidës Rajonale (Regional Challenge Fund -RCF). Ky event i rëndësishëm kombëtar do të mbahet online në datën 02 mars 2021, ora 10.00-11.15 dhe në do të lançohet thirrja e parë për shprehjen e interesit për aplikim. Fondi i Sfidës Rajonale (Regional Challenge Fund -RCF), që mbështetet nga fondet e Qeverisë Gjermane dhe KFW-së, është një iniciativë e përbashkët e Western Balkans 6 Chamber Investment Forum (WB6CIF) ku Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë është një nga anëtarët themelues. Ky fond, i pari i këtij lloji, do të ofrojë një mundësi të madhe për të rritur numrin e të punësuarve nga arsimi profesional, duke financuar dhe mbështetur projekte që do të konsistojnë në investimet në pajisje dhe infrastrukturë për arsimin profesional.
Lançimi i këtij fondi, nëpërmjet këtij eventi kombëtar, do të bëjë bashkë përfaqësues nga institucionet publike, të ngarkuara për arsimin profesional, organizatat ndërkombëtare, dhomat e tregtisë, shoqatat e biznesit dhe sipërmarrjet shqiptare. Për sa më sipër, dëshirojmë t’ju ftojmë edhe Ju të merrni pjesë, duke kryer regjistrimin në linkun: https://zoom.us/webinar/register/WN_xbYmCnbBT4uBcn_xe-Y7fw si edhe duke konfirmuar në adresën info@uccial.al brenda datës 01 mars 2021. Pasi të kryeni regjistrimin, do t’ju vijë automatikisht në email edhe linku i pjesëmarrjesEventi do të zhvillohet në anglisht, ku do t’ju mundësohet edhe përkthimi në shqip.
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë🇦🇱
Regional Challenge Fund
Western Balkans 6 Chamber Investment Forum
#MinistriaeFinancavedheEkonomisë
#KFW
#wb6cif
#ccidr.al