Forumi 7-të i EU Strategji për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit – EUSAIR Në datat 16-18 Maj 2022, Komisioni Europian në bashkepunim me Presidencën EUSAIR në Shqipëri, organizuan një event shumë të rëndësishëm në Tiranë, Hotel PLAZA, “Forumin e 7-te EU Strategji për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit EUSAIR” nën moton “Shkëmbimi kulturor EU-Youth-AIR”Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në Bashkëpunim me Forumin AIC në kuader te ketij Forumi organizuan Workshopin me temë: ”Mundësitë e investimit në Shqipëri nga vendet e Rajonit Adriatiko-Jonian”Rritja e investimeve, provomovimi i marrëdhënieve ekonomike midis vendeve të Rajonit Adriatiko-Jonian, nismat pozitive për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e tregtisë ishte lajtmotivi i këtij takimi.Kryetari i Dhomës Z. Alban Isteri pasi nënvizoi rëndësinë e madhe të këtij Forumi e vuri theksin ne kapacitetet për shfrytëzimin e potencialeve të përbashkëta mes vendeve te Rajonit Adriatiko Jonian në krijimin e kushteve te favorshme për të shtuar investimet e huaja në Shqipëri, si dhe për të shtuar bashkëpunimin në krijimin e lehtësirave që nxisin shkëmbimin tregtar mes Shqipërisë e vendeve të rajonit AIC. Gjatë këtij workshop-i përfaqësues të AIDA-s prezantuan Shqipërinë si destinacion investimesh dhe sektorët kryesorë të cilët vlerësohen si potenciale për investime të huaja. About Elton Ujkaj View all posts by Elton Ujkaj →