Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Z. Alban Isteri priti në një takim pune Ambasadorin e Republikes së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Z. Dancho Markovski, ditën e premte, datë 19 nëntor 2021.

Fokusi i takimit ishte rritja e investimeve , nxitjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos atë tregtarë me interes të ndërsjelltë.

Nga ana e Z. Isteri u vlerësua dhe theksua se marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut janë në nivel shumë mirë. Në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me Maqedoninë e Veriut dhe me bindjen se stabiliteti i këtij vendi fqinj është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe sidomos atë tregtar.

Gjithashtu një rëndësi të veçantë në këtë takim ju kushtua binjakëzimit midis Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë  të të dyjave vendeve dhe, Antarësimit të Dhomave të Tregtisë së Maqedonisë së Veriut në Forumin AIC ku bën pjesë Dhoma e Tregtisë Durrës si antare në Bordin drejtues të saj (Dhomave të Tregtisë të Adriatikut dhe Jonit)

Në mbyllje të këtij takimi u theksua nga të dyja palët rëndësia e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, për identifikimin e rrugëve dhe formave të përbashkëta të zhvillimeve tregtare midis dy vendeve.