Aktivitet në Mostar me Forumin AIC

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës e përfaqësuar nga Kryetari Z. Alban Isteri mori pjesë në Forumin Ekonomik dhe Panairin Ekonomik Nderkombetar te organizuar nga Forumi AIC,  që u zhvillua në Mostar (Bosnje – Hercegovinë) nga data 5-9 Prill 2022. Në këtë Forum fokusi kryesor ishte tek sektori i turizmit  në Adriatikun jugor dhe trashëgiminë kulturore, Ekonominë Blu, zhvillimin e industrisë Kreative ne Rajonin Adriatiko-Jonian, inovacionin, mundësite për projekte ndërkombëtare bashkëpunimi, ngritja e networkut, për sigurinë dhe shëndetin në punë, arsimin, etj. Një aktivitet tjetër u zhvillua në kuadër të iniciatives AI-NURECC PLUS Side –Event me teme “Industria Kulturore dhe Kreative ne Rajonin Adriatiko Jonian”. Në këte event u prezantuan rezultatet e dy Konferencave të organizuara në kuadër të AI-NURECC PLUS të mbajtura në 1 Dhjetor 2021 dhe 28 Shkurt 2022, të cilat kanë filluar të hartojnë shumëllojshmërinë e kësaj Industrie në Rajonin e Adriatikut dhe Jonit, dhe do të thellohen më në detaje në sektorin Audiovizual, me fokus të veçantë në Kinema dhe Film,  me synimin për të kuptuar se si të bëhet sektori më tërheqës në nivel europian dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të mbështesë rritjen dhe krijimin e vendeve të punës.