Në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në zbatim të kalendarit të aktiviteteve promovuese, Kryetari Z. Alban Isteri, priti Drejtorin e Përgjithshëm të Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj

Fokusi i takimit ishte prezantimi i punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe fushatave ndërgjegjësuese që kjo drejtori ka marrë ndër vite në mbështetje të biznesit shqiptar.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nxori në pah problematikat që biznesi shqiptar ka hasur në vite dhe shprehu gadishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim promovimin e të drejtave të pronësisë industriale dhe nxitjen e tyre për të krijuar një klimë të qëndrueshme biznesi.

📎 Hapi i parë i këtij bashkëpunimi do të konkretizohet me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve respektive, ngritjen e një sporteli të vetëm (one stop shop) i cili do të ofrojë promovimin e të drejtave të pronësisë Industriale si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe trajnimin e bizneseve lokale në qytetin e Durrësit.#bashkepunim #CCIDR #DPPI #perbiznesinshqiptar