►Në bazë të: Ligjit Nr. 9640, datë 09.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Nr. 2008, datë 12.03.2015 “Për zgjedhjet në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë”, si dhe Vendimit nr.1 të Komisionit Zgjedhor të datës 15.06.2023, zgjedhjet e reja të Asamblesë së Dhomës do të zhvillohen të mërkurën, datë 21.06.2023, ora 09:00-17:00, pranë Zyrave të Dhomës
►Në zgjedhje do të marrin pjesë: Shoqëritë Tregtare, Ndërmarrjet Shtetërore dhe Personat Fizikë, të cilët kanë derdhur kontributin vjetor për vitin 2022, si dhe ato që do të regjistrohen për herë të parë në Dhomë deri me datë 15/06/2023.
►Votimi për Asamblenë e re (me 35 veta), do të bëhet në 4 (katër) seksione të ndara:
Ndërtim, Prodhim (industrial, bujqësor, peshkim), Tregti (me shumicë, me pakicë) dhe
Shërbime (Transport, Turizëm dhe gjithë shërbimet e tjera).
►Data 19 Qershor 2023, ora 12.30 është afati i fundit i dorëzimit të formularëve të plotësuar nga ana e kandidatëve për në Asamblenë e re.
► Mbledhja e Asamblesë së re për zgjedhjen e Kryetarit, Kryesisë së re, dy anëtarëve të Komisionit të Auditimit dhe e përfaqësuesve të Dhomës në Bashkimin e Dhomave do të zhvillohet të premten, datë 23.06.2023, ora 12:00, tek Hotel “Arvi”
Shënim: Të interesuarit për çdo sqarim mbi hollësi të këtij proçesi zgjedhor mund të drejtohen pranë sekretarisë.
Komisioni Zgjedhor Durrës, 15.06.2023