Sot në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës u zhvillua mbledhja e Kryesisë se Dhomës, marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme e shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Tërmeti i datës 26 ishte vërtet shumë i fortë dhe dëmet që shkaktoi të jashtëzakonshme si në njerëz dhe biznese. Patjetër edhe sfida e përballimit të këtyre dëmeve do të jetë vërtet e vështirë, por sado e vështirë që të jetë, sado punë të duhet, së bashku do t’ia dalim. Jemi te bindur që do t’ia dalim të rindërtojmë Durrësin, çdo banesë e ndërtesë të shembur e çdo biznes të dëmtuar.
Çështjet kryesore që u shtjelluan në këtë mbledhje ishin :
- Referuar situates aktuale të krijuar, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka krijuar një fond solidariteti për t’i ardhur në ndihmë familjeve dhe bizneseve të prekura nga kjo dukuri, duke hapur një numër llogarie si më poshtë:
INTESA SAN PAOLO BANK – ALBANIA
DHOMA E TREGTISË & INDUSTRISË DURRËS NDIHMË SOLIDARITETI PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI
NR.LLOGARIE/ACCOUNT: 51002931803
IBAN: AL24208120160000051002931803
MONEDHA/CURRENCY EUR
SWIFT_ CODE: USALALTR
- Evidentimi i dëmeve ekonomike që kanë pësuar bizneset
- Mundësitë e rikuperimet dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë e mundur.
- Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës deri në pezullimin për një afat të caktuar të detyrimeve fiskale.
- Ngritja e një grupi pune me ekspert të fushës juridike dhe ekonomike për përcaktimin e rrugëve sa më të përshtatshme për të lehtësuar e ndihmuar biznesin në këtë situatë të jashtëzakonshme. Propozimet që do të ngrihen nga ky grup pune do ti përcillen Ministrisë së Financave.
- Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.
Si rezultat i realizimit të këtyre masave, do të kishim një lehtesim e përmirësim të situates së bizneseve.
Vërtet shteti mund të arkëtojë më pak në buxhet nga detyrimet tatimore në Qarkun Durrës, por kjo gjë është shumë e nevojshme në situatën e krijuar.
Forcat politike do të kenë edhe një herë rastin të tregojnë se janë pro biznes dhe po ashtu t’u japin qytetarëve durrsakë mundësinë dhe besimin për rifillimin e jetës, aktivitetit ekonomik të qytetit si dhe kthimin e gjendjes se jashtëzakonshme në normalitet.