Në datë 29 tetor, 2020, Rektori i Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski priti në takim Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës (CCIDR), z. Alban Isteri. Në takim morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Biznesit, Prof. As. Dr. Shkëlqim Fortuzi, Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Prof. As. Dr. Osman Metalla, Drejtori i Administrimit dhe Shërbimeve Akademike, si dhe përfaqësues të CCIDR-së. Në takim u diskutua ngritja e një Bordi Strategjik të Universitetit më anëtarë të komunitetit të biznesit, që do të ndihmonte në përshtatjen e kurrikulave sipas kërkesave të tregut të punës dhe tranzicionin e suksesshëm të studentëve drejt këtij tregu. Palët ranë dakord për ngritjen e shpejtë të një grupi pune, i cili do të hartojë një kalendar të përbashkët aktivitetesh që do të përfshijë forume shkencore, panaire dhe organizime të tjera.
Fokus në takim iu kushtua edhe bashkëpunimit mes CCIDR-së dhe Fakultetit të Biznesit dhe atij të Studimeve Profesionale në çështje me interes të përbashkët. #UAMD#CCIDR