Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, me datë 29 Korrik, zhvilloi një takim me përfaqësues të Dhomës së Zejeve Koblenz, Shkollës Profesionale “Beqir Çela” dhe ekspertë të angazhuar në vlerësimin e zbatimit të projekteve të deritanishme.
Gjatë takimit u diskutua mbi rezultatet e bashkëpunimeve ekzistuese, mundësitë për zhvillimin e projekteve të reja dhe zgjerimin e partneriteteve ndërinstitucionale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua sistemit dual të arsimit profesional, si një model që forcon lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe bizneset.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mbetet e angazhuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin e arsimit profesional dhe rritjen e aftësive të fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e ekonomisë.
#DhomaETregtisëDurrës #Durrës #ArsimProfesional #SistemiDual #Bashkëpunim #Projekte #Partneritet #VET

