Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është pjesë e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të projektit Zero C – National Convention for Zero Carbon in Maritime Transport and Logistics, i cili synon të promovojë ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin për një sektor detar dhe logjistik më të qëndrueshëm.

Në kuadër të projektit, janë zhvilluar aktivitete informuese dhe të disseminimit, me fokus në prezantimin e objektivave të projektit, shkëmbimin e informacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e tranzicionit drejt zgjidhjeve me emetime më të ulëta të karbonit.
Përmes pjesëmarrjes në këto aktivitete, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës kontribuon në përhapjen e informacionit, nxitjen e dialogut dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe aktorëve të interesuar në sektorin e transportit dhe logjistikës.
Aktivitetet e projektit Zero C krijojnë mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, si dhe për të informuar bizneset dhe palët e interesuara mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me zhvillimin e një transporti detar më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

