Projekti GreenWB.eu
https://greenwb.eu/ Projekti GreenWB Erasmus+ Në datat 10-11 Janar 2024, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në takimin Fillestar të projektit GreenWB Erasmus+ në ambientet e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është një nga dhjetë institucionet partnere të projektit “Green Innovation Living Labs for Rajonal Entrepreneurial Cooperation”. Edicioni i parë i gazetës së Projektit GreenWB Java Trajnuese e GreenWB në Universitetin e Vaasës, Finlandë 🇫🇮 📅 26-30 Maj 2025 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mori pjesë në javën trajnuese të projektit GreenWB, e cila u zhvillua në Universitetin e Vaasës dhe mblodhi partnerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të bashkëpunuar mbi zhvillimin e aftësive të gjelbra dhe sipërmarrjes së qëndrueshme. Gjatë javës, u realizuan: 🔹 Prezantime mbi WP6 dhe shërbimet për laboratorët e të mësuarit të qëndrueshëm (SLL) 🔹 Vizita në qendrat kërkimore Technobothnia dhe VEBIC 🔹 Prezantime nga kompani lider në menaxhimin e mbetjeve dhe energjinë e rinovueshme si Stormossen dhe Westenergy 🔹 Takime me ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve akademike e industriale 🔹 Diskutime për përparimin e projektit dhe planifikimin e hapave të ardhshëm Kjo javë konfirmon përkushtimin tonë […]
Projekti Giteka
Në datat 12-16 maj 2025, përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në vizitën studimore të radhës në kuadër të projektit GITEKA – një nismë që synon fuqizimin e inovacionit, kreativitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në arsimin e lartë dhe sipërmarrje. 📚 Aktiviteti u zhvillua në qytetin Cluj-Napoca dhe përfshiu:🔹 Prezantime mbi bashkëpunimet akademike dhe dizajnin e modës🔹 Vizita studimore në institucione si Universiteti i Arteve dhe Parku i Inovacionit🔹 Diskutime mbi raportin e gjetjeve paraprake dhe zhvillimin e moduleve mikrokredenciale🔹 Takime me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të industrive kreative, me qëllim krijimin e lidhjeve të reja dhe shkëmbimit të përvojave
Numri i pare i Gazetes se Projektit Giteka
Numri i parë i Gazetës së Projektit GITEKA Zbuloni më shumë rreth objektivave të projektit, aktiviteteve të partnerëve dhe përditësimeve kryesore nga fazat e para të zbatimit. 📖 Lexojeni këtu: https://giteka-project.com/newsletter/ #GITEKA #ProjectNewsletter #Innovation #Partnership #Sustainability #DhomaeTregtisëDurrës #ccidr Newsletter-1-1 Giteka
Projekti Zeroc – Project.com
https://zeroc-project.com/ Projekti Zero-C Në datat 18-19 Janar 2024, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në takimin fillestar të projektit Zero-C në ambientet e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është një nga dhjetë institucionet partnere të projektit “Zero-C: Rritja e njohurive dhe aftësive në institucionet e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor për përgatitjen e transportit dhe logjistikës detare me zero karbon”. Universiteti ‘’Aleksander Moisiu’’ do të udhëheqë 10 partnerë shqiptarë dhe europianë të fushës akademike dhe sektorit industrial për një qellim: Krijimin e kushteve dhe burimeve të nevojshme në Shqipëri dhe Mal të Zi për të mbështetur tranzicionin e industrisë së transportit të mallrave drejt dekarbonizimit, efikasitetit të energjisë dhe optimizimit të logjistikës. Nga 28.02.2024 dhe për tre ditët e ardhshme, disa nga përvojat kryesore evropiane në drejtim të dekarbonizimit të transportit detar, efiçencës së energjisë dhe optimizimit të logjistikës së gjelbër. Tre ditë studimi, diskutimi dhe analize të thelluara në Taranto për një takim ndërkombëtar të organizuar si pjesë e Projektit “ZeroC” financuar nga Programi Erasmus+ i cili sheh ITS Logistica Puglia si protagoniste me një partneritet të madh ndërkombëtar që përfshin Universitetin e […]
