Njoftim !

Të nderuar Kontabilistë/ Biznese,

Përfitojmë nga rasti për t´ju uruar mbarësi dhe rritje për biznesin tuaj. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka nderin t´ju ftojë të merrni pjesë në Seminarin me temë: “ Ligji për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit dhe Ligji per Sigurinë dhe Shëndetin në punë” Seminari do të zhvillohet ditën e Enjte , datë 05.12.2019, ora 09:00, tek Hotel Aragosta, Durrës

Besojmë se kjo çështje paraqet mjaft interes për të gjitha bizneset e Qarkut tonë dhe më gjerë. Në fund të seminarit pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë.
Ju lutemi që për arsye organizative të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj Brenda datës 02.12.2019 , në +355 52 222 199 ose info@ccidr.al.

Ju falenderojmë paraprakisht për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj aktive
 

Me respekt,

Kryetari

Alban Isteri

Tel.+355 52 222 199

E-mail: info@ccidr.al