Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, me Dhomën Ekonomike të Federatës së Bosnje-Hercegovinës

Në datën 20.11.2019, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës e Përfaqësuar nga Kryetari i saj Z. Alban Isteri dhe Dhoma e Ekonomisë së Federatës së Bosnje – Hercegovinës e përfaqësuar nga Presidenti i saj Doc. Dr. sc Marko Šantič, firmosën një memorandum bashkëpunimi. 

Të dyja Dhomat ( Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Durrës dhe Dhoma e Ekonomisë së FBiH ) janë pjesë e AIC  FORUM – forumi i Dhomave të Makrorajonit Adriatiko – Jonian. Në një takim të fundit në Greqi, në të cilin Šantič  u zgjodh si nënkryetari i pare i Forumit të Dhomave te Tregtisë së Makrorajonit Adriatiko – Jonian, i cili përfshin 40 Dhoma Tregtie, u ra dakort të zgjeroj bashkëpunimin e dy Dhomave, e cila u finalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në Mostar, Bosnje – Hercegovinë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Z. Alban Isteri u shpreh se nevojiten më shumë përpjekje për të rrjetëzuar Dhomat e Tregtisë së rajonit Adriatiko – Jonian, duke përfshirë Dhomat e Tregtisë së  Shqipërisë dhe Bosnje- Hercegovinës.

“Ne shpresojmë që ky memorandum do të ndihmojë në përmirësimin e tregut dhe bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe industrive midis dy vendeve ” – u shpreh Isteri.

Ai shtoi se Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar sot midis dy Dhomave do të fillojë të vihet në zbatim në Panairin e ardhshëm Ndërkombëtar të Ekonomisë Mostar 2020, në Mars 2020, në të cilin do të prezantohen sipërmarrës nga Shqipëria.

“Është ne interesin tonë të kemi sa më shumë ndërveprim të tregtisë së të mirave ndërmjet dy vendeve. Unë besoj se ky Memorandum do të vijojë me bashkëpunim konkret ” – shtoi Isteri

Tregtia midis Bosnje – Hercegovinës dhe Shqipërisë është simbolike, duke e vlerësuar  me 50 milion te ardhura vjetore. Presidenti i Dhomës së Ekonomisë së Federatës BIH, Šantič beson se, duke dhënë këtë informacion, ka vend për bashkëpunim, veçanërisht në turizëm.

“Ne do të donim të zgjeronim këtë bashkëpunim midis Bosnje – Hercegovinës dhe Shqipërisë nga  një  pikë zero dhe intensifikojmë projektet bashkëpunuese të IPA Cross- Border. Deri tani ne kemi patur projekte trepalëshe me Malin e Zi dhe Kroacinë, por nuk ka asnjë arsye për të mos hapur gjithashtu proçesin me Shqipërinë. Shqipëria dhe BiH janë pak të lidhura në aspektin infrastrukturor, dhe me ketë marrëveshje ne duam t’i japim mesazhin të dyja strukturave qeverisëse të Shqipërisë dhe BiH për të çuar përpara në këtë aspekt rivendosjen e marrëdhënieve miqësore gjithashtu.

Korridori  Adriatiko – Jonian është aktual, ai lidh Kroacinë, Bosnje –Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, kështu edhe ndërtimi i jugut duhet të rifillojë së shpejti dhe kjo do të jetë një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin” – u shpreh Šantič

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin