Në datat 18-19 Janar 2024, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në takimin fillestar të projektit Zero-C në ambientet e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është një nga dhjetë institucionet partnere të projektit “Zero-C: Rritja e njohurive dhe aftësive në institucionet e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor për përgatitjen e transportit dhe logjistikës detare me zero karbon”. Universiteti ‘’Aleksander Moisiu’’ do të udhëheqë 10 partnerë shqiptarë dhe europianë të fushës akademike dhe sektorit industrial për një qellim: Krijimin e kushteve dhe burimeve të nevojshme në Shqipëri dhe Mal të Zi për të mbështetur tranzicionin e industrisë së transportit të mallrave drejt dekarbonizimit, efikasitetit të energjisë dhe optimizimit të logjistikës.
Takimi u fokusua në prezantimin e partnerëve, paketave të punës, vendosjen e qellimeve të përbashkëta dhe punës për modernizimin e kurrikulës në programet 2 vjeçare profesionale, ciklin bachelor dhe master duke shtuar gjithashtu dhe kapacitetet laboratorike ne fushën e logjistikës dhe transportit.
Të paktën 300 studentë dhe rreth 60 profesionistë do të përfitojnë nga implementimi i këtij projekti si cili na çon drejt Dekarbonizimit dhe Efikasitetit të Energjisë në Industrinë e Transportit Detar!
Partnerët akademikë dhe joakademikë të Zero C që do të zbatohen në tre vitet e ardhshme përfshijnë:
Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës
Universiteti i Malit të Zi
Universiteti i Vlorës
Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës
Universiteti i Teknologjisë i Hamburgut
Its Logistica Puglia
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Agjencia e Mbrojtjes Së Mjedisit
Dhoma e Tregtisë Dhe Industrisë Durrës
Dhoma e Ekonomisë E Malit Të Zi