Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Durrës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Kryetari i Dhomes, Z. Artan Luku zhvilloi një takim me Kryetaren e Bashkise Znj. Emiriana Sako ku u diskutua një çështje që prek drejtpërdrejt biznesin që ka të bëjë me “Orarin lëvizjes së mjeteve ATP”.
Gjithashtu Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ju drejtua Bashkisë Durrës dhe me një shkresë zyrtare për këtë çështje!
Nga konsultimet që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka bërë me bizneset që operojnë në fushën e shërbimeve dhe të distribucionit Dhoma propozon që të aplikohen oraret e lëvizjes si më poshtë:
• Fasha e parë – deri ne Ora: 10:00
• Fasha e dytë – ora: 12:00 – 16:00
• Hapja e lëvizjes pas orës: 22:00
Kryetari i Dhomës sygjeroi që:
• Të ketë leje të posaçme, kundrejt pagesës, për subjektet që operojnë në fushën e industrisë ushqimore, farmaceutike dhe produkteve të konsumit.
• Të perjashtohen mjetet që janë te pajisur me ATP, por që kanë peshëmbajtje të vogël (max 500 kg).