Më datë 5 maj 2026, në ambientet e Grand Duka Hotel, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, organizoi takimin informues mbi sigurinë ushqimore.

Takimi mblodhi përfaqësues të bizneseve vendase për të diskutuar mbi standardet dhe kërkesat e sigurisë ushqimore, si dhe detyrimet që duhet të zbatohen gjatë ushtrimit të aktivitetit, veçanërisht në prag të sezonit turistik.
🤝 Aktiviteti u zhvillua edhe në kuadër të mbështetjes së rrjetit EEN Albania, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e praktikave të bizneseve.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe kontributin e tyre në garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të suksesshëm! 🌊☀️
#SiguriaUshqimore #Durrës #Biznes #Turizëm #AKU #DhomaETregtise #EENAlbania
