Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit UAMD me datë 31 maj 2022, organizoi  𝗪𝗼𝗿𝗸𝘀𝗵𝗼pin 𝗺𝗯𝗶 “𝗕𝗮𝗹𝗮𝗻𝗰𝗲𝗱 𝗦𝗰𝗼𝗿𝗲𝗰𝗮𝗿𝗱 & 𝗖𝗿𝘂𝘀𝗰𝗼𝘁𝘁𝗼 𝗱𝗶 𝗖𝗼𝗻𝘁𝗿𝗼𝗹𝗹𝗼”.

Fokusi i këtij Workshopi ishte njohja me kulturën e sipërmarrjes, me parandalimin e krizave, se si mund të rrisim dhe të bëjmë sa më të suksesshëm një biznes.

Dekani i Fakultetit të Biznesit 𝘗𝘳𝘰𝘧.𝘚𝘩𝘬ë𝘭𝘲𝘪𝘮 𝘍𝘰𝘳𝘵𝘶𝘻𝘪  prezantoi pjesëmarrësit me programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Biznesit dhe kërkoi prej tyre mendime, propozime për përmiresimin e kurrikulave në programet e studimit.

Në këtë Workshop bëri prezantimin e tij 𝘗𝘳𝘰𝘧. 𝘚𝘪𝘮𝘰𝘯𝘦 𝘉𝘳𝘢𝘯𝘤𝘰𝘻𝘻𝘪, përfaqësuesi i Shoqërisë  “𝗟𝗶𝗯𝗿𝗮 & 𝗔𝗿𝗶𝗲𝘀” shpk.

Ai prezantoi platformën “𝗕𝗮𝗹𝗮𝗻𝗰𝗲𝗱 𝗦𝗰𝗼𝗿𝗲𝗰𝗮𝗿𝗱 & 𝗖𝗿𝘂𝘀𝗰𝗼𝘁𝘁𝗼 𝗱𝗶 𝗖𝗼𝗻𝘁𝗿𝗼𝗹𝗹𝗼”.

Ky aktivitet bashkoi mbi 50 profesionistë të fushës së Financë Kontabilitetit, Kontabilistë të miratuar, Ekspertë kontabël, për faqësues të Biznesit etj. të cilët diskutuan mbi sfidat e profesionit në të ardhmen.