Kryetari i Dhomes Z. Alban Isteri mori pjese ne mbledhjen e Bordit Drejtues te Forumit Adiatiko-Jonian, qe u zhvillua ne Dhomen e Tregtise Mostar- Bosnje-Hercegovine. Ne kete mbledhje u diskutua mbi ceshtje te ndryshme, u propozuan organizimi i aktiviteteve te ndryshme gjate vitit 2022, u aprovua progami i veprimtarise se Forumit AIC per vitin 2022, si dhe u diskutua mbi projekte te perbashketa bashkepunimi ne kuader te Forumit AIC.
Nje nga temat kryesore te diskutimit ishte përgatitja e përfaqësimit në Konferencën e 7-të të Komisionit Europian në Tiranë, nga data 16 – 18 maj 2022, për zhvillimin strategjik të Makrorajonit Adriatik & Jon, Ekonomine Blu, Transportin, Mjedisin, Zhvillimi i Qëndrueshëm,
Rritja e komunikimit, mbështetja e rrjeteve të biznesit dhe pjesëmarrja e tyre, në takimet e ndërkombëtare B2B në kuadër të Konferencës.