Njoftim për shtyp !

Sot në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës u zhvillua mbledhja e Kryesisë se Dhomës, marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme e shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tërmeti i datës 26 ishte vërtet shumë i fortë dhe dëmet që shkaktoi të jashtëzakonshme si në njerëz dhe biznese. Patjetër edhe sfida e përballimit të këtyre dëmeve do të jetë vërtet e vështirë, por sado e vështirë që të jetë, sado punë të duhet, së bashku do t’ia dalim. Jemi te bindur që do t’ia dalim të rindërtojmë Durrësin, çdo banesë e ndërtesë të shembur e çdo biznes të dëmtuar.

Çështjet kryesore që u shtjelluan në këtë mbledhje ishin :

  • Referuar situates aktuale të krijuar, Dhoma e Tregtisë  dhe Industrisë Durrës ka krijuar një fond solidariteti për t’i ardhur në ndihmë familjeve dhe bizneseve të prekura nga kjo dukuri, duke hapur një numër llogarie si më poshtë:

INTESA SAN PAOLO BANK – ALBANIA

DHOMA E TREGTISË & INDUSTRISË DURRËS NDIHMË SOLIDARITETI PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI

NR.LLOGARIE/ACCOUNT:                51002931803

IBAN:                                                   AL24208120160000051002931803

MONEDHA/CURRENCY                     EUR

SWIFT_ CODE:                                    USALALTR

  • Evidentimi i dëmeve ekonomike që kanë pësuar bizneset
  • Mundësitë e rikuperimet dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë  e mundur.
  • Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës deri në pezullimin për një afat të caktuar të detyrimeve fiskale.
  • Ngritja e një grupi pune me ekspert të fushës juridike dhe ekonomike për përcaktimin e rrugëve sa më të përshtatshme për të lehtësuar e ndihmuar biznesin në këtë situatë të jashtëzakonshme. Propozimet që do të ngrihen nga ky grup pune do ti përcillen Ministrisë së Financave.
  • Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore  e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.

Si rezultat i realizimit të këtyre masave, do të kishim një lehtesim e përmirësim të situates së bizneseve.

Vërtet shteti mund të arkëtojë më pak në buxhet nga detyrimet tatimore në Qarkun Durrës, por kjo gjë është shumë e nevojshme në situatën e krijuar.

Forcat politike do të kenë edhe një herë rastin të tregojnë se janë pro biznes dhe po ashtu t’u japin qytetarëve durrsakë mundësinë dhe besimin për rifillimin e jetës, aktivitetit ekonomik të qytetit si dhe kthimin e gjendjes se jashtëzakonshme në normalitet.

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin