Me datë 1 Gusht ka hyrë në zbatim Urdhri Nr. 247, datë 27. 07. 2023 “Për kufizimin e qarkullimit të mjeteve ATP” nga ora 08.00 deri në orën 23.00, për periudhën 1 gusht – 15 shtator 2023 në disa akse rrugore të qytetit të Durrësit, si më poshtë vijon:
- Lagjja nr. 1 Rruga Taulantia – Currila
- Unaza e brëndshme, rrethrrotullimi Dovana , Mazoleumi Dëshmorëve, Rruga Aleksandër Goga, Bulevardi “Dyrrah”, Rruga Egnatia, Bulevardi Epidamn.
- Aksi Rrugor Ura e Dajlanit – Rruga Pavarësia.
- Rrethrrotullimi i Plepave – rruga dytësore – Përroi i Agait
Bashkëngjitur shkresa që i kemi dërguar Bashkisë Durrës në lidhje me problematikën që sjell ky Urdhër dhe sygjerimet tona për ndryshim.
Gjithashtu Kryetari Z. Artan Luku është shprehur në mediat kryesore për këtë shqetësim që prek gjithë bizneset e qytetit tonë!