Për bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri!
Me datë 14 Dhjetor 2023 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës organizoi një Seminar informues mbi “Trajnimet PREMA në Shqipëri”. Kjo iniciativë financohet nga Projekti GIZ- ProSEED, dhe zbatohet nga Qendra Balance në bashkëpunim me Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë Durrës. Mjedisi i të bërit biznes në Shqipëri mbetet konkurrues dhe bizneset hasin kriza të njëpasnjëshme. Koncepti PREMA prezanton një menaxhim të integruar, efikas dhe fitimprurës të burimeve në ndërmarrje. Ai adreson kompetencat përkatëse të “agjentëve të ndryshimit” brenda kompanive me qëllim rritjen e efikasitetit të burimeve, produktivitetit dhe konkurrencës së modeleve të biznesit si edhe kontributin e tij në një ekonomi qarkulluese, gjithëpërfshirëse dhe reziliente.Metodologjia PREMA është zhvilluar, aplikuar me sukses në Gjermani dhe në më shumë se 56 vende në botë. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 50 biznese kryesisht te sektorit prodhues. Qëllimi ishte motivimi i Kompanive për të përdorur këtë metodologji e cila ka këto perfitime:
Ulja e kostove,
Optimizimi i prodhimit,
Rritjen e efikasitetit ekonomik,
Përmirësim i performancës mjedisore dhe klimatike,
Rritja e kapaciteteve organizative për të zbatuar ndryshime te shpejta,
Menaxhim efektiv i rreziqeve dhe çështjeve sociale.
Ky trajnim u vleresua si shumë dobishëm dhe kishte mjaft interes, diskutime e pyetje nga bisneset pjesemarrëse. Në vijim do të vazhdojmë edhe me trajnime të tjera në lidhje me këtë metodologji që është cilësuar si një menaxhim fitimprurës.