Rreth 150 biznese nga Durrësi, Tirana dhe me gjerë morën pjesë në “Panairin e Punës dhe të Karrierës”, i organizuar për herë të parë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.Për disa orë me radhë qindra studentë vizituan stendat e institucioneve shtetërore, sipërmarrjeve dhe organizatave të ndryshme për t’u njohur nga afër me mundësitë e ofruara për praktika profesionale dhe punësim.