Prodhim, import-eksport, shitblerje me shumicë e pakicë e mallrave ushqimore, industriale, etj.

Tregti me pakicë karburanti dhe gazi GLN.

Për të gjithë operatorët e shitjeve (Minimarket, Market, Supermarket, Bar, etj) që operojnë brenda dhe jashtë Shqiperisë dhe që janë të interesuar për të pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kompanine INSIFA sh.p.k për sa i përket furnizimit me produktet e saj në piken tuaj te shitjes, ju lutem na kontaktoni në adresat tona, në mënyrë që bashkepunimi jonë të jetë sa më i suksesshëm.
Me tu vendosur lidhja dhe pasi të nënshkruhet kontrata me kushtet e bashkëpunimit, njësia juaj e tregtimit do të vizitohet rregullisht nga përfaqësuesi i kompanise INSIFA, i cili do të marrë porositë për produktet dhe nevojat përkatëse në lidhje me shërbimet.
Përfaqësuesi i kompanisë INSIFA do të jetë gjithashtu kontakti juaj kryesor për një nivel më të lartë bashkëpunimi si për shembull, për ofertat, reklamat apo aktivitetet e tjera të marketingut të organizuara gjatë vitit nga vetë kompania si dhe për zhvillimin e mbarëvajtjes së biznesit tuaj me qellim zhvillimin e njesise tuaj të shitjes.

INSIFA Shpk, me qendër në Maminas, ka filluar aktivitetin e saj tregtar me 10 Qershor 1992 në momentet kur sapo kishte filluar konceptimi marketor i ekonomisë, i ndryshëm me sistemin e planifikimit totalitar ekonomik. Aktiviteti i parë i kësaj firme ka qenë hapja e një restoranti të vogël në qendër të Maminasit, I njohur me emrin “Shelgu” ku më pas u rindertua me nje tjeter pamje ne vitin 2005. Puna e përbashkët dhe e palodhur e 6 vellezërve bëri qe ky aktivitet të merrte një tjetër dimension në filozofine dhe objektivat e tyre. Nga ketu lindi dhe emir i shoqerisë “INSIFA Shpk” e cila eshte bashkimi i gjashtë germave të para të emrave të 6 vëllezërve. Ne filozofine e tyre ekzistonte sherbim i shpejtë dhe cilesiai e garantuar për klientët e tyre.

Suksesi në vitet e para me një progres të vazhdueshem bëri që shoqeria të merrte hapa të mëtejshme për zgjerimin e aktivitetit. Ne vitin 1995 investimi ishte në blerjen e nje bar – restoranti po ne Maminas. Ne vitin 1997 shoqëria INSIFA Shpk investoi në fushën e prodhimit të produkteve të sheqerit. Kjo ndermarrje vazhdoi me dinamizmin e saj në zgjerimin e llojshmërisë së karameleve të ndryshme. Ne vitin 2004 krahas produkteve të ndryshme të karameleve, investimi ishte në blerjen e një linje për prodhimin dhe ambalazhimin e çokollates. Në vitin 2007 u realizua një tjetër investim në blerjen e linjës së prodhimit të brumrave (pandispanjës). Ne vitin 2010 Insifa Shpk zgjeroi aktivitetin e saj duke investuar gjithashtu në hapjen e një resorti “INSIFA BEACH” ne “Gjirin e Lalezit” Firma INSIFA u bë e njohur në të gjithe Shqiperine; gjithashtu produktet e saj tregtohen ne Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi, Serbe, Itali dhe ne Izrael.

Address

Our Address:

RRUGA LALEZIT,KOMUNA Maminas 1001

GPS:

41.37619076474086, 19.607329565081777

Telephone:
Plan My Route