KASTRATI GROUP

Ne synojme te mbeshtesim rritje ekonomike afatgjate, stabilitet social, mireqenie dhe progres ne rajonin ne te cilin operojme, gjithashtu te kujdesemi per natyren dhe te sigurojme perdorim sa me efektiv te resurseve natyrore.

Ne duam te arrijme rritje te qendrueshme dhe afatgjate te biznesit tone, duke e transformuar KASTRATI GROUP ne nje kompani lider ne rajon ne fushen e energjise. Ne duam te jemi nje furnitor i besueshem i hidrokarbureve ne tregun nderkombetar te energjise.

KASTRATI GROUP eshte nje kompani lider e pavarur dhe ne pronesi private, e bazuar ne Shqiperi. Kompania eshte themeluar ne fillim te viteve 1990 ne Shqiperi.

Permes rrjetit tone dhe zyrave perfaqesuese, ne jemi te mirepozicionuar ne te gjithe rajonet me te rendesishem ne mbare boten. Megjithate, Ballkani, Adriatiku dhe Mediterrani Lindor jane bazat historike te tregtise se kompanise tone.

KASTRATI GROUP i ka vene vetes synime per te krijuar vlera re reja, per te mbajtur e konsoliduar stabilitetin e biznesit dhe lidershipin ne tregun Shqiptare te karburanteve.

KASTRATI GROUP do te perdori te gjithe mjetet ne dispozicion per te arritur keto synime, duke perfshire perpjekjet per te ulur kostot, rritjen e efikasitetit operacional, permiresimin e cilesise se produktit dhe te sherbimit, si dhe venien ne perdorim te teknologjive me te fundit.

Strategjia jone bazohet ne rritje afatgjate te kontrolluar dhe mbeshtetese, duke u bazuar ne menaxhimin strikt te rrezikut. Keto cilesi sigurojme nje platforme solide per aktivitetet tona tregtare. Pavaresia jone na ben te mundur qe te ndjekim synime afatgjata veçmas tendencave afatshkurtra te tregjeve.

Si nje kompani e orientuar drejt tregut, ne perfitojme ne menyre te plote dhe te menjehershme nga çdo mundesi qe na jepet. Ne menyre konstante ne kerkojme sinergjite e brendshme dhe perqendrohemi tek kompetencat tona. Forca tona: dija dhe eksperienca, mendimi individual dhe menaxherial, dhe nje strukture e sheshte per marrjen e vendimeve, e bejne KASTRATI GROUP nje partner te fuqishem dhe fleksibel.

KASTRATI GROUP tregton karburante duke perfshire biodiesel ne te gjitha rajonet e rendesishme te kesaj zone, gjithmone duke kerkuar nje rritje afatgjate te shendoshe.

Per me shume se 20 vjet,  suksesi i KASTRATI GROUP eshte rritur gjithmone nga fleksibiliteti, menaxhimi strikt i rrezikut, dhe fokusi ne tregtine e produkteve fizike te naftes, magazinim dhe shperndarjen.

Sot, bizneset tona perfshijne tregtine nderkombetare, importing dhe shitjen me shumice te produkteve te naftes, biodiesel gjithashtu pika karburanti, shitjen e gazit per ngrohje, lubrifikanteve dhe bunkering(furnizimi me karburant i anijeve).

Qe nga themelimi i kompanise deri ne ditet e sotme volumi i shitjeve eshte ne rritje konstante.

Address

Our Address:

Ura e Dajlanit, Autostrada Durres-Tirane, KM 1

GPS:

41.32139103598, 19.470674288361

Telephone:
Plan My Route