Map Kërko

Map Search

0.1 km
Kërko

Aluftor Construction Group është një kompani me aktivitet në fushën e ndërtimit me ekspertizë në konceptimin, projektimin, përpunimin dhe ndërtimin e fasadave të jashtme të objekteve duke ofruar një portofol të plotë të të gjitha llojeve të fasadave të xhamit, fasadave të ventiluara me material natyrore, fasadave të ventiluara me pllakë qeramike, fasadave të ventiluara me Alucobond, fasadave dekorative, fasadave të blinduara, fasadave inteligjente, fasadave mediaglass, sistemeve të avancuara të dritareve dhe dyerve komplekse etj.
Produktet e Aluflor, që nga koncepti, përzgjedhja e kujdesshme e materialeve, projektimi, përpunimi dhe instalimi në objekt kanë fokus kryesor kombinimin e njohurive dhe teknologjive të avancuara në ndertim me qëllim efiçensën e lartë në kursimin e energjisë në ndërtesa dhe çertifikimin sipas standarteve më të larta të efiçensës dhe mbrojtjes së mjedisit.
Në bashkepunim të ngushtë me partnerët gjermanë, Aluflor investon vazhdimisht në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në përputhje me udhëzimet dhe rregulloret ndërkombëtare të ndërtimit në mënyrë që edhe në Shqipëri të kemi ndërtesa të standarteve më të larta Botërore.
Vizioni
Të kthejmë çdo ndërtim të ri në një vepër arti të arkitekturës, me teknologjinë më të lartë në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke e sjelle Shqiperinë më pranë sfidave të Mijëvjeçarit.
Misioni
Të rrisim kapacitetet njerëzorë dhe të sjellim një kulturë të re ku standartet e larta në biznes, marrëdhënia me mjedisin dhe kontributi për të përmirësuar jetën e njerëzve të thjeshtë, të ecin bashkë në mënyrë progresive duke fuqizuar njëri tjetrin.
Qëndrueshmëria
Angazhimi për uljen e konsumit të energjisë në ndërtesa dhe rrjedhimisht reduktimi i emetimit të karbonit në çdo projekt, si mundësia e vetme për të siguruar të ardhmen e brezave, është prioriteti ynë kryesor. Ndërtesat me efiçensë të lartë dhe mbrojtja e mjedisit, përbëjnë përdorimin me përgjegjësi të burimeve natyrore që na janë besuar, ndaj mbetemi të vendosur në promovimin e ndërtesave të gjelbra, duke dhënë një kontribut të vërtetë jo vetëm në terma afatshkurtër, dhe të kufizuar në vendin tonë, por të bëhemi pjesë edhe të iniciativës globale të vendeve më të zhvilluara si sfida më sublime e këtij mijëvjeçari.

Adresa

Our Address:

Blv. “Dëshmorët e Kombit” Kullat Binjake, Kulla 1, Kati 12, Tiranë, Shqipëri

GPS:

41.3222644, 19.8199703

Plan My Route