Projekti Zero-C

Në datat 18-19 Janar 2024, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës morën pjesë në takimin fillestar të projektit Zero-C në ambientet e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është një nga dhjetë institucionet partnere të projektit “Zero-C: Rritja e njohurive dhe aftësive në institucionet e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor për përgatitjen e transportit dhe logjistikës detare me zero karbon”. Universiteti ‘’Aleksander Moisiu’’ do të udhëheqë 10 partnerë shqiptarë dhe europianë të fushës akademike dhe sektorit industrial për një qellim: Krijimin e kushteve dhe burimeve të nevojshme në Shqipëri dhe Mal të Zi për të mbështetur tranzicionin e industrisë së transportit të mallrave drejt dekarbonizimit, efikasitetit të energjisë dhe optimizimit të logjistikës.

Takimi u fokusua në prezantimin e partnerëve, paketave të punës, vendosjen e qellimeve të përbashkëta dhe punës për modernizimin e kurrikulës në programet 2 vjeçare profesionale, ciklin bachelor dhe master duke shtuar gjithashtu dhe kapacitetet laboratorike ne fushën e logjistikës dhe transportit.

Të paktën 300 studentë dhe rreth 60 profesionistë do të përfitojnë nga implementimi i këtij projekti si cili na çon drejt Dekarbonizimit dhe Efikasitetit të Energjisë në  Industrinë e Transportit Detar! 

Partnerët akademikë dhe joakademikë të Zero C që do të zbatohen në tre vitet e ardhshme përfshijnë:

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës

Universiteti i Malit të Zi

Universiteti i Vlorës

Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës

Universiteti i Teknologjisë i Hamburgut

Its Logistica Puglia

Drejtoria e Përgjithshme Detare

Agjencia e Mbrojtjes Së Mjedisit

Dhoma e Tregtisë Dhe Industrisë Durrës

Dhoma e Ekonomisë E Malit Të Zi