Map Kërko

Map Search

0.1 km
Kërko

Lider në tregun shqipëtar të prodhimit të profileve tubolare prej llamarine çeliku dhe tregëtimit të profileve, trarëve, llamarinave të ndryshme prej çeliku, PAPMETAL, është krijuar në vitin 1993 nga z. Veli Hasani.

Me një experience të gjatë në fushën e tregëtimit, PAPMETAL në vitin 2006 ngriti fabrikën e përpunimit të llamarinës dhe prodhimit të profileve tubolare prej llamarine çeliku në Xhafzotaj, Durrës.

Makineritë e prodhimit janë të teknologjive bashkëkohore dhe prodhim perëndimor. PAPMETAL me një staf të kualifikuar, të arsimuar dhe me experiencë përdor teknikat më moderne të prodhimit dhe administrimit me qëllim ofrimin e produkteve cilësore sipas standarteve të Komunitetit Europian. Prodhimet e saj janë sipas standarteve të komunitetit Europian S SH EN 10219-1:2006. Kompania është certifikuar me certifikatën e cilësisë ISO 9001-2008 lëshuar nga IQNET & CISQ/RINA. Në vitin 2013, PAPMETAL është certifikuar me certifikatën e menaxhimit të mbrojtes së sistemeve mjedisore ISO 14001:2004 nga po e njëjta kompani Italiane. PAPMETAL është markë e regjistruar nga autoritetet përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë.

PAPMETAL vazhdon të investojë në teknologjinë e prodhimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve. Në gusht 2014 përfundoi investimi në linjën e tretë të prodhimit të profileve tubolare. Kapaciteti i ri i fabrikës është 50,000 ton në vit.

Adresa

Km 3. Xhazotaj Durres, Albania

Tel: +355 52 901061 Mob: +355 69 20 75001
[email protected]

www.papmetal.al

Adresa

Our Address:

Km 3. Xhazotaj Durres, Albania

GPS:

41.34189589851, 19.538956608398

Plan My Route