Në datat 9-13 Maj 2018 në Sofje të Bullgarisë, do të organizohet “SoFest 2018- Festivali i Ballkanit Perëndimor”. Ky aktivitet do të organizohet nën përkujdesjen e veçantë të Ministrisë së Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së dhe Kryetares së Bashkisë së Sofjes, Znj. Yordanka Fandakova.
Qëllimi i këtij aktiviteti është bashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet traditave, kulturës dhe artit.
Organizatorët ftojnë edhe sipërmarrësit shqiptarë, të cilët operojnë në fushën e prodhimit të pijeve e ushqimeve, verës, suvenireve ose prodhimeve të tjera tipike shqiptare, të marrin pjesë në ekspozitën që do të organizohet me këtë rast.
Pala organizatore do të vendosi në dispozicion të palës shqiptare një stendë me qëllim dhënien e informacioneve të ndryshme për vizitorët e festivalit. Çmimi i saj për të gjitha ditët e ekspozimit do të jetë rreth 200 € (pa TVSH), si dhe një stendë druri, çmimi i së cilës varion nga 600 € deri në 770 €.
Konfirmimet lutemi të dërgohen në adresën info@ccidr.al