Forumi i Biznesit “Shqipëri-Poloni”
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Polonisë organizon në datë 27-28 Shtator 2018, në ambientet e Hotel Tirana International, Sall “Abret”: Forumin e Biznesit “Shqipëri-Poloni”.
Delegacioni polak do të udhëhiqet nga Zv. Ministri i Energjitikës, Z. Grzegorz Tobiszowski, i cili do të shoqërohet nga deputetë të Grupit Parlamentar Poloni-Shqipëri dhe sipërmarrës polakë të interesuar për të bashkëpunuar me kompanitë shqiptare, që operojnë në sektoret e:
• Agrikulturë, përpunim të frutave dhe perimeve
• Infrastrukturë
• Ndërtim
• Energjitikë
• Transport
• Industri e rëndë
• Miniera
• Prodhimin e medikamenteve mjekësore
• Prodhimin e mobiljeve, studio arkitekture, interior design
Kompanitë polake janë shumë të intersuara për të investuar dhe bashkëpunuar me kompanitë tona, ndaj në përfundim të forumit do të organizohen edhe takime B2B.
Ditën e 2-të, më 28 Shtator, do të organizohet vizita e delegacionit biznesor në Durrës.
Duke qenë se interesi për këtë event si nga pala polake ashtu edhe anasjelltas është i lartë , Dhoma po rezervon që tani vendet për sipërmarrjet Durrsake që do të duan të marrin pjesë në këtë forum dhe takim, ndaj lutet konfirmimi juaj sa më parë në adresën info@ccidr.al

Location: Durres, Shqiperi

Leave a Reply

Loading…