Klik Ekspo Group organizon në datën 13 Shtator 2018, Misionin e Biznesit të Provincës së Anhui – Republika Popullore e Kinës, një atelie komunikimi dhe marrëdhëniesh në biznes mes kompanive shqiptare dhe partnerëve të mundshëm kinezë në sektorët e industrisë së lehtë dhe mallrave të konsumit, materialeve të ndërtimit, përpunimit të lëkurës, tekstileve, veshjeve të punës, pajisjeve mjekësore, etj.

Anhui, provincë e Kinës njihet për resurset natyrore si: hekur, bakër, qymyrgur etj. Gjithashtu duke ardhur në ditët e sotme kjo provincë ka marrë shumë zhvillim në prodhimin e tekstileve, veshjeve dhe pjesëve të këmbimit për mjetet e transportit automobilistik. Jeni të ftuar në këtë Mision, që përmes takimeve B2B, të shihni nga afër mundësitë e bashkëpunimeve konkrete, të njiheni me; prezantime ofertash nga ana e sipërmarrjeve të Kontinentit të largët Aziatik si dhe të bashkëbisedoni për hapësira dhe oportunitete reciproke.

Misioni i Biznesit, organizohet në bashkëpunim me Bureau of Commerce of Anhui Provincë – Zyra e Tregtisë e Provincës Anhui dhe CME International Exhibition Co., Ltd. Ky mision paraprin nisma të tjera të rëndësishme si edhe pjesëmarrjen e tyre në edicionin e 25të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, 21-24 Nëntor 2018, në Pallatin e Kongreseve.

Vendi: Salla e Konferencave “Vienna”, Rogner Hotel Tirana

Data: 13 Shtator 2018

Ora: 10:00

Location: Tirane, Shqiperi

Leave a Reply

Loading…