Petani Agency është një kompani e cila ushtron aktivitetin e dhënies së makinave me qira. Kjo kompani është krijuar në vitin 2016 me seli në Durrës dhe ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë .

Eshtë kompania e vetme e autorizuar nga Autoriteti Portual Durrës dhe AFTO për ofrimin e këtij shërbimi brënda Terminalit të Trageteve Durrës, gjithashtu me agjensi të saj dhe në Aeroportin Nënë Tereza Rinas Tiranë

Në një mënyrë të përmbledhur po ju informojmë mbi politikat tona të bashkëpunimit me Petani Agency

 

1. Si mund të marr një makinë me qira?

Po ju paraqesim një material ku mund të gjeni të përshkruar çdo kusht dhe procedure kundrejt shërbimit që ne ofrojme, atë të dhënies së makinave me qira. Për të marrë me qira një makine tek agjensia jonë klienti duhet të vihet në dijeni për kushtet që renditen si më poshtë :

Të jesh i pajisur me patentë.
Të jesh në moshën 20 – 70 vjec.
Një mjet identifikimi / pasaportë apo kartë identiteti të personit të interesuar në mënyrë që të hidhen në formë të saktë të dhënat e tij.
Klienti duhet pyetur për destinacionin e udhëtimit në mënyrë që ti ofrohet makina më e përshtatshme dhe pse jo më ekonomike për të.
Klientit do ti pasqyrohen të gjitha kostot dhe llojet e makinave të cilat varjojnë nga më ekonomikja deri tek më e shtrenjta.
2. Zgjatja e qiramarrjes

Zgjatja e qiramarrjes përtej datës së përcaktuar në kontratë duhet të autorizohet me shkrim nga “Petani Agency” sh.p.k. Në rast shtyrje të periudhës së qirasë, agjensia lëshon një autorizim të ri. Moskryerja e kësaj procedure sjell si pasojë përdorimin e paligjshëm të automjetit dhe drejtimin e tij pa mbulimin e Siguracionit KASKO

 

3. Lënia e një depozite në formën e garancisë.

Kjo depozitë mund të përdoret nga qiradhënësi në rast konstatimi kundravajtjeje administrative, apo dëmtimi të automjetit ose pajisjeve, gjatë gjithë periudhës së qiramarrjes. Në mungesë të kundravajtjeve apo dëmtimeve, depozita e mësipërme i kthehet qiramarrësit e plotë. Shuma e depozitës varet nga vlera e vetë automjetit.

 

4. Karburanti

Automjeti merret në dorëzim dhe kthehet i mbushur plot me karburant .

 

5. Kthimi i automjetit jashtë orarit të përcaktuar

Makina kthehet në të njëjtën orë që është marrë, nqs kalojnë 4 orë nga orari i kthimit klienti paguan një kosto e cila varjon :

1/3 e çmimit ditor të qirasë deri në 4 orë vonesë
çmimi ditor i qirasë për vonesa mbi 4 orë
dyfishi i çmimit ditor të qirasë për çdo ditë vonesë për të cilën nuk është rënë paraprakisht dakord me agjensinë
6. Shërbimi me shofer

Agjensia jonë ofron dhe shërbimin me shofer për të gjithë klientët që janë të interesuar dhe ky shërbim do të aplikohet me kosto të tillë :

një tarifë prej 25 Euro/ditë, brenda 8 orëve
një tarifë prej 40 Euro/ditë, mbi 8 orë
një tarifë prej 65 Euro/ditë, kur edhe flihet jashtë Tiranës
7. Transferimi i Shërbimit në një Adresë të caktuar

Ky shërbim ka të bëjë me marrjen në dorëzim dhe kthimin e automjetit të marrë me qira në adresa të ndryshme në Shqipëri apo jashtë saj. Ky është një shërbim i zakonshëm për “PETANI AGENCY” sh.p.k.  i cili synon të plotësojë kërkesat e klientëve tanë kudo që ata kanë nevojë:

Brenda orarit të punës (08:00 – 20:00)
50 Km e më pak – 15 Euro gjithsej
50 – 300 Km – 0.4 Euro/KM
Jashtë orarit të punës, në fundjavë, ditë festash dhe jashtë Shqipërisë:

50 Km e më pak – 20 Euro gjithsej
50 – 300 Km – 0.50 Euro/KM
300 e më shumë Km – 0.80 Euro/KM
8. Qiramarrja jashtë kufirit

Për daljen me automjetin e marrë me qira jashtë kufirit të Shqipërisë nevojitet një autorizim i veçantë nga “Petani Agency” sh.p.k . Kosto e kartoni jeshil, të cilin e ofrojmë si shërbim, është në ngarkim të qiramarrësit

 

 

9. Siguracioni

Në rast aksidenti paraqitja e një kopjeje të vlefshme të raportit të Policisë mbi ngjarjen, apo të një vendimi Gjykate, është kusht i domosdoshëm për të përfituar mbulimin nga siguracionet.

9.1 TPL – Siguracioni për Përgjegjësinë ndaj të Tretëve mbulon përgjegjësinë e Qiramarrësit për dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit të palëve të treta, në rast përplasjeje

9.2 FCI – Siguracioni Full Kasko e kufizon përgjegjësinë e Qiramarrësit për dëmet e shkaktuara automjetit si pasojë e përplasjejs, përmbysjes, apo thyerjes së xhamave, për dëmtimin e automjetit si pasojë e zjarrit, shpërthimit, fatkeqësive natyrore dhe vjedhjes. Kthimi i çelësit me pult është kusht.

9.3 Përjashtime nga mbulimi Kasko

Qiramarrësi është përgjegjës për vlerën e plotë të dëmit dhe/ose humbjes, kur dëmi ose humbja ka ndodhur në rrethanat që përfshijnë por nuk kufizohen vetëm me sa më poshtë:

– kur automjeti drejtohet nga një drejtues i paautorizuar në mënyrë të cilësuar  nga “Petani Agency” sh.p.k.

– kur autorizimi që lëshohet nga “Petani Agency” sh.p.k.  nuk është ripërtërirë

– kur Qiramarrësi nuk mundet të kthejë çelësin në rast vjedhjeje të automjetit

– kur automjeti drejtohet nën efektin e alkoolit ose substancave ilegale.

– kur automjeti drejtohet në mënyrë të papërshtatshme ose në rrugë jashtë specifikimeve të kategorisë tij.

Siguracionet nuk mbulojnë dëmtimin ose humbjen e gomave, disqeve dhe tasave mbulues, të borisë, të pjesës së brendshme të kabinës dhe shpenzimet e transportit me automjet mbartës.

Dëmtimin e motorrit apo të pompës së naftës ose benzinës, si rezultat i karburantit të keq.

Dëmtimet në grupin e freksionit (manual apo automatik), pompa friksionit, disk, specidisk, kushinetë freksioni.

Dëmtimet e shkaktuara përmes shpërthimeve, zjarrvënies, eksploziveve, apo nga djegia e tapicerisë së brendshme të makinës.

Humbjen e çdo sendi me vlerë në kabinën e automjetit.

Qiramarrësi zhdëmton vlerën e plotë të të gjitha dëmeve që nuk mbulohen nga policat e sigurimit si edhe që nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit të automjetit (kur automjeti është ende nën garanci).

9.4 PAI – Siguracioni për Aksidentet Vetjake nuk është i detyrueshëm. Ky siguracion blihet veçmas.

9.5 Kartoni Jeshil – International Motor Insurance – siguracion që mbulon dëmet e mundshme ndaj të tretëve, jashtë shtetit.

9.6 Sendet Vetjake nuk mbulohen nga siguracionet

 

10. Ndalimet:

– Drejtimi i automjetit nga persona nën 20 vjeç dhe mbi 70 vjeç.

– Drejtimi i automjetit nga individë që kanë paaftësi fizike që mund të ndikojnë në drejtimin e automjetit.

– Drejtimi i automjetit nën efektin e substancave narkotike ose alkoolike, ose në gjendje jo të mirë fizike.

11. Drejtimi i mjetit

Drejtimi i automjetit nga persona të paautorizuar.

Në raste të jashtëzakonshme, si sëmundje, trauma, fatkeqësi, Qiramarrësi detyrohet të njoftojë “PETANI AGENCY” sh.p.k., dhe të veprojë sipas udhëzimeve të tij.

 

12. Kundravajtjet dhe Gjobat

Qiramarrësi është përgjigjës për të gjitha shkeljet dhe gjobat që i vihen automjetit gjatë peridhës së qiramarrjes.Qiramarrësi shlyen vlerën e plotë të gjobave të vëna gjatë periudhës së kontraktuar nëse ai i deklaron apo i shlyen vetë ato, dhe dyfishin e vlerës, në rast fshehje të tyre.

 

13. Ruajtja e të dhënave personale të Qiramarrësit

Në momentin e formulimit të Marrveshjes së Qirasë, Qiramarrësi informohet nga Qiradhënësi bazuar në ligjin shqiptar Nr. 9887 Dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe në Kodin shqiptar të Procedurave Administrative se të dhënat e tij personale do të përdoren vetëm për zbatimin e kushteve të kësaj Kontrate Qiraje Automjeti sipas ligjit dhe për këtë kërkohet edhe pëlqimi i tij i plotë. “PETANI AGENCY” sh.p.k. përgjigjet para autoriteteve shqiptare për zbatimin e ligjit përkatës.

Address

Our Address:

Rruga e re e Portit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Durrës

GPS:

41.312833957944, 19.450417536462

Plan My Route