Siç ju kemi informuar Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës është tashmë një partner në projektin “iBlue” në kuadër të programit Interreg MED. Në kuadër të këtij projekti, më datë 27 Prill 2018, Dhoma do të organizojë Seminarin Tematik: “Sektori i lundrimit turistik në Shqipëri, sfida dhe perspektiva”.

Në këtë seminar synohet të paraqitet situata aktuale e lundrimit turistik në Shqipëri, e cila do të përcillet për pjesmarrësit nga specialistë të fushës së lundrimit turistik si dhe të Ministrive përkatëse, veprimtaria e të cilave lidhet ngushtë me nxitjen dhe mirëfunksionimin e këtij sektori.

Në seminar do të paraqiten objektivat dhe rezultatet e pritshme të projektit iBLUE si dhe praktikat më të mira aktuale që operojnë në Mesdhe dhe Shqipëri.

Do të paraqiten gjithashtu shembuj nga situata e këtij sektori në Amerikë dhe në vendet e zhvilluara Europiane, duke i krahasuar ato me performacën aktuale të lundrimit turistik në Shqipëri dhe nevojat e tij, do të tregohet se cilat janë mënyrat me të cilat mund të përmirësohet ky sektor. Do të theksohet gjithashtu lidhja midis turizmit në përgjithësi me lundrimin turistik dhe se si mund të bashkërendohen flukset. Në fund të këtij seminari tematik, synohet të paraqiten dhe të diskutohen me panelin e specialistëve pjesmarrës, disa propozime ligjore për përmirësimin e kuadrit rregullues për lundrimin turistik në Shqipëri.

Location: Durres

Leave a Reply

Loading…