Ju informojmë se ICE- Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me me Confindustria (Konfederata e përgjithshme e industrisë italiane), ABI (Shoqata Bankare Italiane), Aleanca e Kooperativave Italiane, Konferenca Italiane e Rajoneve dhe Provincave Autonome, Rrjeti Italian i Biznesit, Unioncamere organizojnë në Shqipëri në datën 19 shkurt 2018 një mision sipërmarrjesh italiane me udhëheqje politike.
Misioni promovohet nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria Italiane e Zhvillimit Ekonomik dhe do të udhëhiqet nga Nënsekretari italian për Zhvillim Ekonomik, Ivan Scalfarotto.
Sektorët fokus të nismës janë: Infrastruktura; Energjia e rinovueshme dhe green technologies; Mekanizimi i bujqësisë, Përpunimi i ushqimit dhe packaging.
Nisma do të zhvillohet në 19 Shkurt 2018 pranë Hotel Tirana International mbi bazën e një programi si më poshtë:
* Business Forum
* Seminari mbi Programet e Zhvillimit dhe Instrumentat Financiarë
* 3 workshop-e sektoriale
* Takime biznesi B2B me kompanitë italiane.
Data 20 shkurt do t’i dedikohet vizitave në terren nga ana e kompanive italiane.
Programi dhe lista e kompanive italiane pjesëmarrëse me përshkrimin përkatës të veprimtarisë, janë të disponueshme në faqen e web-it http://www.albaniaitaly2018.ice.it