Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri – Çeki, Union i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë do të organizojnë më datën 21 Shkurt 2018, Forumin e Biznesit “Shqipëri-Çeki” në ambjentet e Hotel Rogner, Tiranë.

Në këtë forum do të jenë pjesëmarrës delegacioni Çek i kryesuar nga Zv. Presidenti Z. Mr. Stanislav Kázecký, dhjetë përfaqësues shteti dhe gjithashtu pjesë e këtij delegacionit do të jenë disa kompani çeke (disa prej kompanive do ti gjeni më poshtë) nga sektorë me rëndësi për ekonomitë e vendeve.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit do të zhvillohen takime B2B, ndërmjet biznesit çek dhe shqiptar, duke krijuar mundësi të reja për të vendosur ura bashkëpunimi në të ardhmen.

Ndërtim, Infrastrukturë, Transport, It, Industria Ushqimore dhe Mjedisi, Industria e Lëndëve Djegëse, Energjitika, Mjedis, Banka dhe Konsulenca

Vendi: Hotel Rogner

 

Emri I Kompanisë Sektori Aktiviteti
 EGAP Bankë, korporatë e sigurimit të kredive, konsulencë Kredi bankare për më shumë se 2 vjet, investime të huaja dhe garanci bankare, për eksportin e energjisë, makinerive dhe sistemeve teknologjike, etj nga Republika Çeke.
ICZ a.s. IT Ofron një gamë të gjerë shërbimesh konsulence, furnizim të sistemeve të informacionit,
INCO Transport, ndertim Teknologji për transport vertikal, të prirur dhe horizontal në minat nëntokësore.

 

Bakes & Partners, Attorneys at Law Konsulencë dhe asistencë  në fushën e së drejtës  tregtare dhe financiare. Për më shumë se 25 vjet, zyra është bërë e njohur dhe gëzon respekt në shumë fusha, veçanërisht atë të drejtës komerciale dhe financiare.
ETD Transformatory Energjitike, prodhimi i transformatoreve Prodhuesi tradicional i transformatorëve të fuqisë dhe reaktorëve.

 

BORRA S.R.O. Industria ushqimore, prodhimi i makinerive per industrine e plastikes, gomes dhe ushqimit Pjesë këmbimi për makineri për plastikë, gome dhe industri ushqimore

 

Market Connect CE Konsulencë ne fushen e mjedisit dhe energjise se rinovueshme. Sektori energjitik Konsulencë dhe ndërmjetësim biznesi në tregtinë ndërkombëtare me një rrjet të zyrave në vende të ndryshme

 

Location: Tiranë - Shqipëri

Leave a Reply

Loading…