Në Expocity Albania, në datat 19-20 Tetor 2018 do të mbahet Edicioni i parë i ″Textile, Leather & Fashion Expo″ 2018. Synimi i këtij organizimi është të fokusohet në potencialin e industrisë tekstile, të këpucëve dhe asaj të modës në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë. Përqasja aktuale e Industrisë tekstile dhe asaj të këpucëve në Shqipëri limitohet me vende si Italia (partner kryesor në rolin e blerësit dhe të ndërmjetësit), Gjermania, Franca, Vendet Skandinave dhe Spanja, ndërsa potenciali i zhvillimit dhe orientimit drejt tregjeve ndërkombëtare është shumë më i lartë.

Ky panair synon të zgjerojë nivelet e bashkëpunimit në tregun rajonal të industrisë tekstile, lëkurës e këpucëve, atë të fasonëve dhe në industrinë e modës. Ekspozimet, prezantimet, forumet etj. do të fokusohen në evidentimin e potencialeve të kësaj industrie jo vetëm të tregut shqiptar por dhe rajonal.

Kjo stimulon krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja, si edhe i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm të tregut rajonal, duke sjellë gjithashtu vëmendjen tek përmirësimi i kushteve të punës , bazuar në standartet ndërkombëtare. Kjo, edhe falë faktit  se tendenca e tregut europian është rritja e kërkesës për bashkëpunim me vendet me origjinë europiane specifikisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Location: Expocity, Shqiperi

Leave a Reply

Loading…