Samsun Agriculture Fair 2019, është panair që do të mbahet në Congress Center, e cila është qendra më e madhe e Detit të Zi në një sipërfaqe prej 50.000 m2 në datat 25-29 Shtator, në Samsun,Turqi.
Panairi i ofron mundësinë të gjithë të interesuarve në fushën e agrikulturës për të:
- Treguar produktet dhe teknologjitë më të fundit për audiencën e synuar.
- Ndjekur zhvillimet në këtë sektor
- Hulumtuar tregun dhe analizuar konsumatorët
- Forcuar prestigjin e korporatës dhe imazhin mbi klientët
- Forcuar rrjetin ekzistues të klientit dhe shitësit
Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://tarimfuarisamsun.com/fuar-kunyesi
Programi:
24 Shtator : Mbërritja
25 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin
26 Shtator: Vizita në Panair
27 Shtator: Kthimi
Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019
Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në:
Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al