3AM shpk u krijua si një biznes familjar në vitin 2000. Kompania nisi aktivitetin e saj me prodhimin e bikerinave 1×30 duke përdorur si lëndë të parë materialet karton dhe letër të riciklueshme. Duke synuar të jetë zgjedhja e parë për kartonin e ricikluar dhe zgjidhjet e paketimit. VIZIONI Të jetë zgjedhja e parë në riciklimin e kartonit dhe e paketimit në Ballkan. MISIONI Të ofroj një vlerë të jashtëzakonshme konsumatorëve përmes produkteve dhe shërbimeve të reja. Kompania aktivitetin primar të saj ka prodhimin dhe tregtimin e bikerinave të vezëve të madhësive 30 dhe 10 kokërra. Tregtimi i bikerinave ka një shtrirje jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. 3AM ka si objektiv të saj zhvillimin në lloje të ndryshme paketimi për produktet tuaja dhe shtrirjen e saj në gjithë Ballkanin
Xhafzotaj Durres
Crystal System u krijua ne vitin 2017, me 16 studentë të rinj, fryt i bashkëpunimit të suksesshëm me Universitetin Aleksandër Moisiu, të cilët ishin të parët që u trajnuan dhe u punësuan në Crystal System Albania. Zyra është plot me studentë të rinj, zhvillues të aftë të programeve kompjuterike dhe njerëz që kanë punuar shumë për ëndrrat e tyre.
L 1, Rr. Nako Spiro, Durres
Kompania është themeluar në vitin 1995, sot GAMA + MBM operon me kapacitet të plot në zonën industriale Durrës – Tiranë, në 4,000 m 2 kapanon prodhimi, zyra administrate, projektimi dhe show room. Aktiviteti ynë tregtar është i përhapur në të gjithë zonën e Ballkanit (Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Bosnje-Hercegovina)! GAMA + MBM disponon certifikimet RINA dhe ISO në design, prodhim dhe montim te aksesorëve te ndryshëm të arredimit industrial.Ne kemi kapacitete prodhimi dhe instalimi falë pervojës shumë vjecare, stafit të kualifikuar i përbërë nga arkitektë, projektues, inxhinierë te mbështetur nga softuerët e projektimit 3D, si dhe teknikë në fushën elektronike, elektrike dhe mekanike. Aktualisht kemi patur bashkëpunime të larmishme me disa nga markat kryesore në Itali, Gjermani, Amerike, Turqi, etj., si : PADOVANI, FRYMASTER, TYLER, NIECO, MONDIAL FORNI, EFFE 2, ROLLMATIC, PIZZAGROUP, CONTI, AMBROGI FORNI, RAM, PIETRO BERTO, OLIS, TECNOINOX, OZTIRYAKILER, EKMASAN, GAMAK, etj. GAMA + MBM Shpk. është një kompani private e specializuar në projektim, prodhim dhe tregtimin e paisjeve industriale dhe aksesore, për bar-restorante, pasticeri dhe prodhime brumi. Gjithashtu një gamë të gjërë të prodhimeve te ndryshme Inoksi dhe aksesorë për paisjet spitalore dhe gjithshka që kërkohet në tregun e industrisë së ushqimit si […]
Autostrada Durrës - Tiranë, Km - 11, Koxhas, Xhafzotaj. Pas Autogrill Bosnja, Albania
Terminali i Trageteve në Durrës është porta kryesore hyrëse në Shqipëri si dhe në rajonin e Ballkanit me linjat lidhëse të trageteve me Barin, Ankonën dhe Triesten. Kohët e fundit ky terminal është modernizuar duke u berë një nga terminalet më bashkohorë në Detin Mesdhe. Cdo vit përmes këtij terminali kalojnë më shumë se 850,000 pasagjerë, 185,000 automjete dhe 76,000 kamione. Terminali është i pozicionuar pranë qendrës së qytetit të Durrësit ku ndodhen linjat direkte të autobuzit dhe taksisë, si për në qendër ashtu edhe drejt qyteteve të tjera. Aeroporti Ndërkombëtar I Tiranës ndodhet vetëm 30 minuta larg me makinë ose taksi. AFTO si degë e FRS-së, operon pranë Terminalit të Trageteve që prej vitit 2013. Ne operojmë në terminalin e trageteve 24/7 Terminali i Trageteve në Durrës ofron lëvizje të lirë me disa kompani tragetesh për në Itali. Nisje ditore ofrohen për në Bari, ndërsa ato javore ofrohen për në Ankona dhe Trieste. Albanian Ferry Terminal Operator ofron një shërbim të shpejtë dhe cilësor në procesin e imbarkimit dhe dizimbarkimit për të gjitha linjat. Më shumë se 850,000 pasagjerë, 180,000 automjete dhe 76,000 kamionë Pranë këtij terminali ofrohen fasilitete dhe shërbime si :shërbimi I checkin-it elektronik (sherbim doganor dhe skanimi me rreze-x ,suporti për deklarimin e […]
Porti Durres, Terminali i Trageteve
SHANSI PER TE ZGJEDHUR KL-ED KABELL KL-ED Kabëll u themelua ne vitin 2005, si operator TV Kabllor analog. Ne vitin 2014 filloi procesin e digjitalizimit dhe ofrimi i sherbimi TV Digjital Kabllor,i licensuar nga AMA ( Autoriteti i Mediave Audiovizive ) dhe Internet i licensuar nga AKEP ( Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ) per qarkun Durres. KL-ED Kabëll ju dhuron eksperiencën unike të shijimit të televizionit falë larmishmërisë së kanaleve për të gjithë familjen dhe lundrim të shpejtë në internet dhe perdorimin e tij pa limit.
ZYRA PLAZH: L.13, Rruga Pavarsia, Perballe kompleksit Florida, Plazh, Durres
Prodhimin dhe tregtimin e konfeksioneve te ndryshme me shumice e pakice ne formen e import-eksportit si dhe tregtimin e artikujve te ndryshem ushqimor,industrial,pjese kembimi e makineri,lende ndertimi,elektroshtepiake,prodhime gome e plastike,lodra per femije me shumice e pakice ne formen e importeksportit.
Lagjja nr.18, Rruga Aleksander Goga, Sha NPV, kati i katert, zona kadastrale 8513, nr pasurie 2/505 Durres
E vendosur në Portin e Durrësit, Agjensia Shqiptare e Logjistikës është një ofrues i plotë shërbimesh për zgjidhje logjistike. Ekipi i GALA është me përvojë të madhe në të gjitha degët përkatëse të logjistikës, veçanërisht në agjencitë e transportit, broker, dërgim dhe transport. GALA është pjesë e EMS-Fehn-Group gjermane, e cila është aktive në charterim, logjistikë, transporte speciale, transportin e jahtit në të gjithë botën, menaxhimin e anijeve, logjistikën e vinçave, vjedhjet, operacionet e terminalit portual, deponimin, depozitimin brenda dhe logjistikës. GALA është çertifikuar sipas ISO 9001: 2015. Agjensia e transportit Ne ofrojmë: – Pastrimin e portit – Mbikëqyrjen e ngarkimit / shkarkimit (inspektimi i ngarkesave) – Projekt dhe shërbime të ngarkesave me ngritje të rëndë – Transferimi i anijes në anije – Shërbimet e furnizimit të anijeve (provizione, ujë të freskët, dyqane të lidhura, etj.) – Bunkerë furnizime dhe lubrifikante – Shërbime riparimi dhe tharje – Mbështetje për hulumtimin e bykut, kuvertës dhe motorëve – Shërbime të depozitimit të mbeturinave dhe vajit të mbeturinave – Ndihma për zhytjen – Mbështetje mjekësore – Shërbime motoçiklete dhe makina – Shërbime të dorëzimit (para për master, rezervë, postë dhe dyqan) – Ligjor këshilla / konsultimit
Rruga Taulantia, Lagja Nr. 1 Kullat Binjake, Kati 3, Seksioni 2, Durrës .
Vertigo është një eksperiencë stimuluese për shqisat. Dizajni modern krijon një atmosferë estetike të verbuar. Të përjetoni eksperiencën Vertigo, do të thotë ti dorëzoheni instinkteve, të transportoheni nga ritmet e sofistikuara të shijeve dhe përzgjedhja e verërave nga llojet më të mira, apo të tundoheni nga aromat që vijnë nga kuzhina. Krijimet e shefit tonë, të realizuara nga vetëm përbërës të cilësisë më të lartë, plotësojnë të gjitha dëshirat e të dashuruarve mbas gatimeve. Vetëm ose në grup, Vertigo është vendi ideal I takimeve për evenimente të paharrueshme. Provokoni shqisat tuaja duke u joshur nga shijet dhe aromat e kuzhinës tonë.
Rruga Taulantia, Durrës
E krijuar në vitin 2008 si rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj me kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali, I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes. I.XH.E.M prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese. Te gjitha elementet dhe veprat e prodhuara nga I.XH.E.M Parafabrikat, I pergjigjen normativave ligjore dhe sistemeve te kontrollit qe garantojne kualitetin dhe sigurine si ne prodhimet ne fabrike dhe ne punen ne katier.Adresa: D I.XH.E.M parafabrikat mbulon te gjithe gamen e proceseve, nga projektimi ne zbatim. Per kete I.XH.E.M eshte pajisur me nje personel te specializuar ne fushen e inxhinierise dhe arkitektures, pjese e studios teknike I.XH.E.M Project.
Vrrine, prane Sektorit Rinia
Atmosfera dhe gjendja shpirtërore në restorant PIAZZA janë të veçanta. Ne ju ofrojmë jo vetëm recetat më të mira të pjatave tipike të peshkut, por edhe disponimin e shumë gjërave: interier, muzikë, kamariere … Ne i vendosim zemrat dhe shpirtrat tanë në çdo pjatë që gatuajmë për t’ju ndihmuar të ndjeni dridhjet e ajrit të freskët të detit dhe t’ju transportojë në skenat piktoreske të kohërave antike. Zgjidhni çdo pjatë nga menuja e cila mund t’ju ndihmojë të provoni shijen e vërtetë. Shumë njerëz e admirojnë ushqimin tonë. Dashamirë të mëdhenj të madhështisë së kuzhinës ndërkombëtare apo shqiptare si lasagna, lloje të ndryshme makaronash, qofte dhe spageti vijnë në restorantin tonë. Pra, ne ju ofrojmë përzierjen e përbërësve të freskët sezonalë, mallrave të rafinuara dhe recetave dhe teknikave më të mira. Ne bëjmë çmos për të shërbyer ushqim të shijshëm.
Veliera Durres
Kompania Egnatia 1 eshte nje shoqeri aksionere e cila ushtron aktivitetin e saje ne fushen e ngarkim shkarkimit te malllrave te ndryshem, xhenerale rinfuxho minerale likuide etj ne anije te eksportit dhe importit ne portin e durresit si dhe perpunimin e tyre ne magazine sheshe teknologjike, qe nga viti 2005. Kompania Egnatia-1 operon me nje staf prej 78 punonjesish. Logjistike Egnatia1 ofron me ane te partenereve te saj te gjithe gamen e sherbimeve qe ka te beje me ngarkesat e ndryshme si Agjensi detare Agjensi spedicionere Agjensi doganore ngarkim-shkarkim 24 ore ne dite ne shtate ditet e javes dhe te gjithe vitin maganizim magazine doganore Egnatia1 ofron me ane te partenereve te saj te gjithe gamen e sherbimeve qe ka te beje me ngarkesat e ndryshme si: Agjensi detare Agjensi spedicionere Agjensi doganore Ngarkim-shkarkim 24 ore ne dite ne shtate ditet e javes dhe te gjithe vitin Maganizim magazine doganore ose jo , brenda dhe jashte portit te durresit magazine te mbyllura dhe sheshe te hapura brenda territorit te portit Detare Durres Peshim I ngarkesave transport brenda dhe jashte vendit, deri ne destinacion Ngarkim – Shkarkim Aktiviteti kryesore i kompanise tone eshte perpunim mallrave duke e I siguruar gjithmone […]
Porti Detar Durres. Sheshi Taulantia Durres 2000 Albania
Kompania jone “ MARI” sh.p.k operon qe ne vitin 1999 si fryt i nje bashkepunimi Italo-Shqiptar ne sektorin e furnizimit HO.RE.CA te produkteve profesionale per Hotele, Bare, Restorante,Catering , Fast food, Qendra bisnesi, Lavanderi, Ente publike etj.,duke qene prane klienteve te saj me nje game te gjere produktesh profesionale ku CILESIA – CMIMI – KORREKTESIA – ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TUAJA – JANE OBJEKTIVI YNE . Forca jone eshte eksperienca shumevjeçare ne kete sektor. Skuadra e motivuar e punonjesve tane me eksperience si dhe partneriteti me furnitore prestigjose me produkte te çertifikuara sipas normativave CEE ISO per te ndihmuar klientet tane te perballojne sfiden e ndryshimit Prej vitit 2013 kemi filluar prodhimin komplet te linjes se letrave per perdorim higjenik si Peshqir letre, Leter higjenike m.jumbo , Leter rulon per sensor , Leter pastrimi ,Carcaf leter ,Leter higjenike horeca ,Leter termike fiskale,Pecete leter te personalizuar etj Prej vitit 2014 kemi filluar bashkepunimin me kompanine prestigjoze ITALCHIMICA duke u bere lider ne tregun shqiptar te produkteve te detergjenteve profesionale per te gjithe sektoret nepermjet markes SANITEC DOMINA DERMOMED MATRIX Prej vitit 2017 kemi mare besimin e gjigandit te furrave RATIONAL si distributot I autorizuar per shitje ,asistence teknike ,mirmatje si dhe konsulece per shqiperine Ne […]
Lagj. 17, Rr. Deshmoret Durres
Tregti, import-eksport te mallrave te ndryshme industriale, shtepiake, elektroshtepiake, panele diellore, lende ndertimi, pjese nderrimi per automjete. Projektim, zbatim punimesh ndertimi ne objekte banimi, publike, industriale, turistike, konstruksione te ndryshme, e te tilla si keto. Transport mallrash dhe udhetaresh brenda dhe jashte vendit, per vete dhe per te trete. Tregti me pakice karburanti, vajra, nafte e nenprodukteve te saj.
Lagja13, Rruga 3 vëllezërit, Durres
Era Invest është një grup ndërmarrjesh të krijuara në Shqipëri, me pronar të vetëm zotin Arben Ismalaj. Grupi përfshin kompani të tilla si Era Progres Ltd Albania, La Speranza, Era Police Security, Pronta Assistenza të cilat ofrojnë shërbimet e tyre në Shqipëri dhe Itali. Për të vazhduar më tej me vendet e rajonit, ne jemi të pranishëm në Kosovë përmes kompanisë sonë Era Progress (Kosova) në fushën e Telemarketing, ku kemi rolin e investitorit dhe ofrojmë shërbime logjistike nga kompania më e madhe e liderëve të telemarketingut “ Teleperformance“. Jemi gjithashtu të pranishëm në Maqedoninë Veriore në fushën e Telemarketingut, ku kemi rolin e investitorit dhe ofrojmë shërbime logjistike nga kompania më e madhe udhëheqëse e telemarketingut në telemarketing Për të qëndruar në Evropë, ne jemi prezent në Itali, Milano përmes kompanisë sonë të quajtur Pronta Assistenza që nga viti 2003, një kompani që operon në fushën e shërbimeve infermierore për spitalet më të mira të Milanos, duke e bërë këtë me profesionalizëm, përkushtim dhe pasion. Duke punuar së bashku gjatë gjithë procesit, ne ju udhëzojmë nga intervistimi në vendosje dhe ofrojmë mbështetje para, gjatë dhe pasi të jetë bërë ndeshja e përsosur.
L 17, Durrës
Shoqëria ROMANO PORT sh.a. është themeluar ligjërisht në 28. tetor. 2003 nga aksioneret e saj. Qëllimi dhe vazhdimësia e kësaj shoqërie në marrëdhënie me shtetin Shqipëtar është ndërtimi, shfrytëzimi i një Porti për shkarkimin e lëndëve djegëse dhe LPG – së, sipas të gjithë dispozitave dhe ligjeve në fuqi. Ky planifikim ka qenë për këto arsye : Importet e naftës dhe LPG – së janë rritur shumë shpejt Përfundimi i afatit të depozitave të naftës në portin e Durrësit. Ky Port ndodhet 6.5 km në veri tëqytetit të Durrësit. Depozitat e naftës nuk janë aktivitet i parashikuar i Romano Port. Ky aktivitet do të kryhet nga importues / shpërndarës të ndryshëm. Aktualisht në zonën e Porto Romanos, kanë ndërtuar depozitat e naftës me kapacitet 20.000 m3 dhe depozitat e LPG – së me kapacitet 10.000 m3, respektivisht kompanitë Rira Oil dhe Inter Gaz, si dhe po vazhdojnë punimet për ndërtimin e depozitave kompanitë e tjara si: ELDA, KASTRATI, ANOIL, TACI – OIL. Terminali mund të përpunojë kapacitete maksimale të anijeve dhe operimin e duhur për 9000 ton LPG si dhe 16.000 ton nafte.
700 m Veriu I Hidrovorit , Porto Romano, Durrës
ALBANIAN STEVEDORING COMPANY (ASC) Ngarkim, shkarkim te mjeteve lundruese dhe aktiviteteve te ngjashme sic jane depozitimi, magazinimi, grupimi, marrja dhe dorezimi i ngarkesave etj. Servis. ndertim, projektim, studim, investim, ne sektorin e energjise elektrike ne te gjitha llojet e impianteve gjeneruese nga burime te rinovueshme te energjise elektrike, menaxhimi dhe operimi i veprave te ndryshme energjetike. Ndertimi i linjave te shperndarjes dhe transmetimit, import, eksport, tregtim, tranzitim, furnizim me pakice i energjise elektrike.
DURRESLagjja 1, RrugaTregtare, PortiDetar, prane Zones se MirembajtjesMekanike
Transportimin e mallrave, ne rruge toksore, detare, ajrore, si me mjete te veta ose me mjete te te treteve; Importimin, eksportimin, fabrikimin, realizimin, asemblimin, instalimin, punimin, rafinimin, magazinimin, mirembajtjen, riparimin, dhenien me qira, tregtimin e produkteve ne te gjitha format qe lejon ligji. Dhenien me qera, me ose pa shofer per llogari te personave te trete, te automjeteve, anijeve, avioneve, motorcikletave, ciclomotorave, bicikletave etj.; oficinave, elektroautove, autolavazheve, vendet e parkimit per automjetet, motorave, barkave, dhe te cfaredo lloji tjeter mjeti te levizshem. Kryerjen e sherbimeve dhe asistences teknike te cdo tipi, qe ka lidhje me aktivitetin e trasportit ne pergjithesi.
Lagjja 4, Rruga Skenderbej, zone kadastrale 8514, pasuria nr.4/208, Durres
AES Comunication është për 24 vitet e fundit një lojtar aktiv në fushën e Sistemeve të Sigurisë dhe Komunikimit. Aktivitetet tona kryesore përfshijnë: Sistemet Elektronike të Sigurisë, Telekomunikacionin, Komunikimin dhe Portin e Sistemeve të Lundrimit. AES Komunikimi, ka zbatuar një numër projektesh të rëndësishme në fushën e Sistemeve të Sigurisë dhe Komunikimit Radio duke përfshirë: Sistemet e Alarmit, Sistemet e Alarmit të Zjarrit, Sistemet e Kontrollit të Qasjes, Sistemet Publike – Audio, Sistemet e Mbikëqyrjes Video CCTV, Sistemet e Navigacionit, Sistemet e Vendndodhjes GPS, Computing Rrjetet dhe sistemet e IT-së.
Lagjia 1 RrugaTaulantia 2000, Durres Albania
Tregtim me shumicë e pakicë dhe import eksport: Ambalazhe të ndryshme, produkte të ndryshme të estetikës, kozmetikës dhe parfumerisë, shampo, aromatizues të llojeve të ndryshme, sprait për insekte, produkte të higjenës, produkte ushqimore të bukurisë, të trajtimit të lëkurës si edhe detergjentë të llojeve të ndryshme. Transport mallrash brenda e jashtë vendit. Prodhim dhe ambalazhim i bombulave të gazit njëpërdorimshe të gramaturave të ndryshme.
Durrës, Lagjja Porto Romano, Rruga Velipoja, ish ndërmarrja shtetërore kimike, zona kadastrale 8517, nr. pasurie 27/60
Vllaznimi Tregtim me shumicë e pakicë të materialeve të ndërtimit e materialeve të ndryshme. Grumbullim e tregtim të mbeturinave të hekurit të ndryshme (skrap). Import, eksport të materialeve të ndërtimit, industriale, elektrike, elektronike, etj. Aktivitet në fushën e ndërtimit, transport mallrash për vete e për të tretë.
Spitall-Durres, Rruga A.Goga Lagja 15